VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

YAHUYA HENDI - NËSE ISLAMI I KONTRIBUON EKSTREMIZMIT, AI DUHET TË RIINTERPRETOHET

E Shtunë, 03.07.2015, 11:37am (GMT1)


Institucionet fetare islame duhet të reformohen, të ndryshojnë dhe t'i përshtaten realitetit të ri, në mënyrë që ato të kontribuojnë në ndërtimin e paqes dhe harmonisë në shoqëri, ka thënë imami Yahya Hendi.

Gjatë një vizite bërë "Kohës Ditore", imami i Universitetit Georgetown, universitetit të parë amerikan që ka punësuar një klerik islam me orar të plotë, konsideron se nëse në Kosovë kultivohet lloji i islamit që i kontribuon ekstremizmit, ai duhet të riinterpretohet.

Sa i përket ekstremizmit, Hendi ka thënë se para së gjithash ai duhet definuar në mënyrën e drejtë dhe duhet gjetur formën e drejtë për ta luftuar, përcjell koha.net. Ai ka shprehur mendimin se ekstremizmi do të vazhdojë të rritet dhe të jetë më i fuqishëm, përderisa nuk trajtohet në mënyrën e duhur.

Sa i përket rrezikut që mund të paraqesin kosovarët që u janë bashkuar grupeve terroriste në Siri dhe Irak, imami Hendi vlerëson se me gjithë rrezikun, shoqëria dhe institucionet duhet të angazhohen për riintegrimin e tyre.

Hendi ka folur edhe për rolin që duhet ta kenë bashkësitë fetare në Kosovë, mënyrën e funksionimit të feve në shtetin sekular, si dhe për funksionimin e demokracisë në botën islame.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.