VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ME MARATONË BURRAT NË STAMBOLL PËRKUJTUAN VIKTIMAT E DHUNËS NË FAMILJE

E Hënë, 03.09.2015, 11:11am (GMT1)


Stamboll, 9 mars - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, një grup i meshkujve në Stamboll, organizoi maratonë në kujtim të grave që kanë vdekur nga pasojat e dhunës, transmeton Anadolu Agency.

Mini Maratona u organizua nga Bashkia Maltepe e Stambollit në kuadër të fushatës globale të Organizatë së Kombeve të Bashkuara të quajtur "HeforShe". Maratona u ndoq nga një numër i madh i qytetarëve të Stambollit, të cilët mbanin karafila të kuqe dhe kishin veshur bluza me mbishkrimet "Stop dhunës ndaj grave".

Mbështetje për gratë viktima të dhunës në maratonën e sotme i kanë dhënë dhe disa politikanë, Kryetari i Maltepes Ali Kiliç dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Republikane Popullore (CHP) Gursel Tekin.

"Çdo vit, simbolikisht festojmë 8 Marsin. Por nuk duhet të harrojmë se ndoshta në këto momente, për derisa ne festojmë këtë ditë, qindra apo mijëra gra janë viktima të dhunës", tha Tekin.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.