VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GJERMANIA - TË KRIJOJMË NJË USHTRI TË PËRBASHKËT NË EVROPË

                                                                                      

E Mërkurë, 04.17.2024, 12:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
GJERMANIA - TË KRIJOJMË NJË USHTRI TË PËRBASHKËT NË EVROPË

E Hënë, 03.09.2015, 11:18am (GMT+1)


Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen (CDU)

Me këtë ushtri Evropa mund të reagojë në mënyrë të besueshme ndaj ndonjë kërcënimi të paqes në një shtet anëtar ose në një vend fqinj të BE-së.

Në kuadër të konfliktit me Rusinë, Presidenti i Komisionit të BE-së, Zhan-Klod Junker u shpreh për krijimin e një ushtrie të përbashkët në Evropë. Me këtë ushtri Evropa mund të reagojë në mënyrë të besueshme ndaj ndonjë kërcënimi të paqes në një shtet anëtar ose në një vend fqinj të BE, tha Juncker për gazetën "Welt am Sonntag" (08.03). Përfaqësuesit e koalicionit qeveritar gjerman e mbështesin këtë ide.


Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen (CDU) tërhoqi vëmendjen për bashkëpunimin ushtarak tashmë në rritje midis shteteve evropiane dhe tha se: "Është mirë të kemi një ushtri të fortë evropiane për ta bërë të qartë se ne jemi të vendosur për të mbrojtur të drejtat e njeriut në botë, dhe veçanërisht për të mbrojtur paqen."

Social-demokrati Hans-Peter Bartels tha: "Kur kemi arritur te një ushtri evropiane apo struktura më të mira të mbrojtjes evropiane, gjë që do të bëhet gradualisht, kjo do të ishte një shtyllë evropiane e NATO-s."

Kurse Christine Buchholz, nga partia opozitare E Majta, e kritikoi idenë e Zhan-Klod Junkerit. Ajo tha: "Z. Juncker godet në këtë mënyrë hapur përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore apo një zgjidhje deeskalimi." de
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ME MARATONË BURRAT NË STAMBOLL PËRKUJTUAN VIKTIMAT E DHUNËS NË FAMILJE (03.09.2015)
MILITANTËT ISLAMIKË E MORËN PËRGJEGJËSINË PËR SULMIN NË MALI (03.08.2015)
SHBA - OBAMA SHËNON 50 VJETORIN E MARSHIT PËR TË DREJTAT CIVILE (03.07.2015)
PARIS - KERRY KËRKON MBËSHTETJE EVROPIANE PËR MARRËVESHJEN ME IRANIN (03.07.2015)
YAHUYA HENDI - NËSE ISLAMI I KONTRIBUON EKSTREMIZMIT, AI DUHET TË RIINTERPRETOHET (03.07.2015)
ISIS DHE TWITTER (03.07.2015)
IS-i PO SHKATËRRON NJË QYTET ANTIK NË IRAK (03.06.2015)
RIGA - BE DISKUTON PËR KONFLIKTIN NË UKRAINË (03.06.2015)
FINLANDA 'S' DUHET TA PËRJASHTOJË' MUNDËSINË E ANËTARËSIMIT NË NATO (03.06.2015)
KRYEMINISTRI ITALIAN RENZI PO QËNDRON NË MOSKË (03.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]