VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA - SENATORËT REPUBLIKANË LETËR LIDERËVE IRANIANË

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 07:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHBA - SENATORËT REPUBLIKANË LETËR LIDERËVE IRANIANË

E Hënë, 03.09.2015, 08:30pm (GMT+1)


Senatori Tom Cotton



Një grup prej 47 senatorësh republikanë kanë tërhequr sot vërejtjen se çfarëdo marrëveshje atomike ndërmjet administratës së presidentit, Barack Obama, dhe Iranit, mund të jetë jetëshkurtër, derisa të mos e ketë miratimin në Kongresin amerikan.

Në një letër të hapur për liderët iranianë, senatori Tom Cotton, dhe 46 republikanë të tjerë, thonë se pa miratim të tillë, çfarëdo dokumenti do të jetë vetëm marrëveshje ndërmjet Obamës dhe liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

Në letër, pos tjerash, thuhet se "presidenti i ardhshëm mund ta tërheq një marrëveshje të tillë ekzekutive me një lëvizje lapsi, ndërsa Kongresi i ardhshëm mund të modifikoj pjesë të kushteve të marrëveshjes në çdo kohë".

Republikanët dhe disa demokratë dëshirojnë që në Kongres të Shteteve të Bashkuara të votohet për çfarëdo marrëveshje.

Shtetet e Bashkuara dhe pesë fuqitë e tjera botërore, synojnë marrëveshje me të cilën Irani do të parandalohej nga prodhimi i armatimit atomik, në këmbim për lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare.

Të dy palët e kanë përcaktuar 31 marsin si afat për arritjen e kornizës politike, ndërsa 30 qershorin, për afatin përfundimtar për arritjen e marrëveshjes së plotë.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PUTIN - VENDIMI PËR KRIMENË U MUAR DISA ORË PAS LARGIMIT TË YANUKOVICHIT (03.09.2015)
GJERMANIA - TË KRIJOJMË NJË USHTRI TË PËRBASHKËT NË EVROPË (03.09.2015)
ME MARATONË BURRAT NË STAMBOLL PËRKUJTUAN VIKTIMAT E DHUNËS NË FAMILJE (03.09.2015)
MILITANTËT ISLAMIKË E MORËN PËRGJEGJËSINË PËR SULMIN NË MALI (03.08.2015)
SHBA - OBAMA SHËNON 50 VJETORIN E MARSHIT PËR TË DREJTAT CIVILE (03.07.2015)
PARIS - KERRY KËRKON MBËSHTETJE EVROPIANE PËR MARRËVESHJEN ME IRANIN (03.07.2015)
YAHUYA HENDI - NËSE ISLAMI I KONTRIBUON EKSTREMIZMIT, AI DUHET TË RIINTERPRETOHET (03.07.2015)
ISIS DHE TWITTER (03.07.2015)
IS-i PO SHKATËRRON NJË QYTET ANTIK NË IRAK (03.06.2015)
RIGA - BE DISKUTON PËR KONFLIKTIN NË UKRAINË (03.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]