VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHTËPIA E BARDHË - REPUBLIKANËT PO PËRPIQEN T'I SHKATËRROJNË NEGOCIATAT ME IRANIN

E Hënë, 03.09.2015, 08:36pm (GMT1)


Shtëpia e Bardhë në Uashington



Shtëpia e Bardhë i ka dënuar përpjekjet nga ligjëvënësit , duke i cilësuar veprimet e tyre si "hedhje e rërës në dhëmbëzorë" lidhur me bisedat për programin atomik të Iranit.

Në një letër të hapur për liderët e Iranit, të bërë publike sot, një grup prej 47 senatorësh republikanë thanë se Kongresi luan rol në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe kanë theksuar se presidenti, Barack Obama, do të largohet nga presidenca në janar të vitit 2017.

Senantorët republikanë, po ashtu, thanë se pasardhësi i Obamës "mund ta tërheq" çfarëdo marrëveshje, të cilën nuk e miraton Kongresi amerikan.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, këtë letër e ka cilësuar si "vazhdim të strategjisë njëpartiake" për ta shkatërruar strategjinë e politikës së jashtme të zotit Obama.

Ai tha se letra "sigurisht ndërhynë" në përpjekjet për të arritur marrëveshje me Iranin nëpërmes negociatave.

Senatori demokreat, Richard Durbin, tha se letra paraqet "përpjekje cinike" për t'i shkatërruar negociatat e ndjeshme ndërkombëtare.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.