E Premte, 03.29.2024, 02:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
TSIPRAS I KANOSET GJERMANISË - KËRKOJMË DËMSHPËRBLIMET E LUFTËS
Greqi, Kammenos kërcënon Gjermaninë me xhihadistët

E Mërkurë, 03.11.2015, 10:42am (GMT+1)


Marrëdhëniet Greqi-Gjermani janë tensionuar edhe më shumë, pas paralajmërimeve të Kryeministrit Aleksis Tsipras dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në një seancë parlamentare, gjatë së cilës është mirëpritur unanimisht propozimi për krijimin e një komisioni ndërpartiak që do të kërkojë dëmshpërblimet e luftës nga Gjermania, shlyerjen e kredisë së pushtimit dhe kthimin e thesareve arkeologjike të vjedhura.

Greqi, Kammenos kërcënon Gjermaninë me xhihadistët

Duke iu përgjigjur kërkesës kryesore të Berlinit që Athina të jetë korrekte në zbatimin e reformave dhe pagesave të saj, Tsipras ka kërkuar që të jetë i njëjtë edhe qëndrimi i qeverisë gjermane.

"Qeveria e re greke ka një qëllim dhe kjo është arsyeja pse ajo inkurajon parlamentin grek dhe rikrijimin e komisionit. Ne do ta shtrojmë çështjen me ndjeshmërinë e nevojshme, me një sens të përgjegjësisë dhe sinqeritetit, me një qëndrim të bashkëpunimit dhe dialogut. Të njëjtën gjë presim edhe nga qeveria gjermane për arsye politike, historike, simbolike, por edhe etike", tha kryeministri grek.

Pavarësisht krimeve të Rajhut të Tretë, borxhi gjerman ndaj Greqisë u fshi, ndërsa Berlini u disbursua me shuma të mëdha nga Aleatët për rindërtimin e vendit, - ka thënë Tsipras, duke deklaruar se Athina, duke mos hequr dorë nga pretendimet, nuk bën mësime për moralin, por edhe nuk pranon t'i bëjnë moral: "Dua t'ju siguroj se qeveria greke do të punojë pa pushim në mënyrë që me kushte të barabarta, përmes dialogut, në kuadrin e një negocimi të ndershëm, të kontribuojë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për problemet e komplikuara me të cilët po përballet Europa. Ajo do të punojë në mënyrë që Greqia  të përmbushë plotësisht detyrimet e saj, por në të njëjtën kohë do të punojë në mënyrë që të përmbushë edhe të gjitha premtimet e paplotësuara ndaj popullit grek dhe Greqisë, në mënyrë të plotë".

Sipas zv.ministrit të Mbrojtjes, Greqia ka në dorë dokumente amerikane prej 400.000 faqesh të zbuluara kohët e fundit, që përmbajnë ditaret e Vermahtit në vitet 1941-1944 dhe dëshmojnë për gërmime arkeologjike të paligjshme, nxjerrjen dhe shfrytëzimin e metaleve të çmuara, shkatërrimin dhe përdhosjen e monumenteve historike, por edhe të aeroporteve, porteve, rrugëve, urave dhe shtëpive. Ndërsa nga ana e tij, ministri grek i Drejtësisë ka deklaruar se do të nënshkruajë një vendim të Gjykatës së Lartë për konfiskimin e Institutit "Gëte" në Athinë, pasi Berlini ka hedhur poshtë vendimin e një gjykate greke në vitin 1997 për t'u dhënë 28 milionë euro familjeve të viktimave të masakrës së fshatit Distomo.

Analistët grekë thonë se është e kuptueshme përse qeveria Tsipras sjell në paraskenë çështjen e dëmshpërblimeve, që sipas vlerësimeve të ndryshme, së bashku me kredinë e pushtimit, kapin një vlerë prej rreth 160 miliardë euro, pothuajse gjysma e borxhit kolosal të vendit.

Ndërsa Berlini pohon prerë se ka shlyer çdo detyrim me një marrëveshje prej 115 milionë markash gjermane në vitin 1960, Athina thekson se kjo shumë kishte të bënte vetëm me kompensimin për viktimat e tmerreve naziste, por jo për 50% të infrastrukturës dhe 75% të industrisë të shkatërruar.

/ Top Channel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBRETI ABDULLAH NË PARLAMENTIN EVROPIAN - EVROPA TA LUFTOJË ISLAMOFOBINË (03.10.2015)
EURO BIE NË NIVELIN MË TË ULËT NDAJ DOLLARIT NË 12 VITE (03.10.2015)
SHTËPIA E BARDHË - REPUBLIKANËT PO PËRPIQEN T'I SHKATËRROJNË NEGOCIATAT ME IRANIN (03.09.2015)
SHBA - SENATORËT REPUBLIKANË LETËR LIDERËVE IRANIANË (03.09.2015)
PUTIN - VENDIMI PËR KRIMENË U MUAR DISA ORË PAS LARGIMIT TË YANUKOVICHIT (03.09.2015)
GJERMANIA - TË KRIJOJMË NJË USHTRI TË PËRBASHKËT NË EVROPË (03.09.2015)
ME MARATONË BURRAT NË STAMBOLL PËRKUJTUAN VIKTIMAT E DHUNËS NË FAMILJE (03.09.2015)
MILITANTËT ISLAMIKË E MORËN PËRGJEGJËSINË PËR SULMIN NË MALI (03.08.2015)
SHBA - OBAMA SHËNON 50 VJETORIN E MARSHIT PËR TË DREJTAT CIVILE (03.07.2015)
PARIS - KERRY KËRKON MBËSHTETJE EVROPIANE PËR MARRËVESHJEN ME IRANIN (03.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart�]