VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KIMMELI FTON NË STUDIO OBAMËN PËR TË FOLUR RRETH JASHTËTOKËSORËVE

E Premte, 03.13.2015, 08:28am (GMT1)


Prillin e vitit të kaluar, moderatori Jimmy Kimmel pati në studio ish-presidentin amerikan Bill Clinton, me të cilin foli për ekzistencën e jashtëtokësorëve.

Për këtë çështje është e mundur të flasë edhe presidenti Barack Obama që pritet të jetë mysafir i ardhshëm i Jimmy Kimmelit.

Edhe pse Clinton i siguroi amerikanët se nuk ka pasur asnjëherë jashtëtokësor në zonën e famshme "51" dhe atëherë tha se do t'i tregonte botës nëse ai do të zbulonte ekzistencën e jashtëtokësorëve.

Obama shpesh ka folur për admirimin e tij për shkencën dhe për personazhin Mr. Spock të filmit "Star Trek", prandaj nuk do të ishte çudi nëse presidenti do të hapte dokumentet sekrete të qeverisë së tij lidhur me jashtëtokësorët.
kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.