VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MOSKA KEQTRAJTON GAZETARËT NË KRIMENË E ANEKSUAR

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 06:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
MOSKA KEQTRAJTON GAZETARËT NË KRIMENË E ANEKSUAR

E Hënë, 03.16.2015, 07:30pm (GMT+1)



Një vit pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, autoritetet de facto pro-ruse vazhdojnë të shtypin gazetarët e pavarur atje.

Javën e kaluar, agjentët e Shërbimit të Sigurimit të Rusisë në kryeqytetin e Krimesë, Simferopol, kanë bastisur shtëpitë e dy gazetareve nga Qendra për Gazetari Hulumtuese, një grup i gazetarisë së pavarur, i cili është detyruar të zhvendoset në Kiev, pasi Rusia ka aneksuar Krimenë në mars të vitit 2014.

Në një deklaratë të lëshuar më 13 mars, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, një organizatë joqeveritare me seli në Nju Jork, i ka cilësuar bastisjet si "sulme represive" dhe ka thënë se gazetarët që mbulojnë Krimenë "janë keqtrajtuar, sulmuar, burgosur dhe u janë konfiskuar pajisjet".

Gazetarja Natalya Kokorina ka thënë se Shërbimi i Sigurimit të Rusisë ka kontrolluar shtëpinë e prindërve të saj, ku Kokorina ka qenë e regjistruar, më 13 mars. Në orën 8 të mëngjesit, Kokorinës i është kërkuar të shkojë menjëherë në apartament.

"Në mëngjes, më ka telefonuar një burrë duke thënë se është nga policia. Më ka thënë se dyert e apartamentit ku unë jam e regjistruar dhe ku prindërit e mi jetojnë, kanë qenë të mbyllura. Telefonat e prindërve të mi kanë qenë të fikur", ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë Kokorina.

Më pas, ajo është marrë në pyetje për më shumë se gjashtë orë.

"Natalya është autore e shumë hulumtimeve për problemet në shoqërinë e Krimesë, korrupsionin në pushtet dhe pushtimin rus", ka shkruar në Facebook themeluesi i Qendrës për Gazetari Hulumtuese, Dmytro Gnap.

Në ditën e njëjtë, Shërbimi i Sigurimit i Rusisë ka bastistur shtëpinë e prindërve të gazetares Anna Andriyevskaya. Andriyevskaya thotë se nuk ka jetuar në këtë shtëpi për rreth 10 vjet dhe se nuk ka qenë në Krime në 10 muajt e fundit.

Ajo ka shkruar në faqen e saj në Facebook se Shërbimi i Sigurimit i Rusisë i ka treguar babait të saj disa dokumente, që tregojnë se është ngritur kallëzim penal kundër saj, në lidhje me disa artikuj që supozohet se bëjnë thirrje për t'i dhënë fund kontrollit të Rusisë mbi Krime.

Ajo ka thënë se kompjuteri i babait të saj është konfiskuar po ashtu gjatë basisjes.

Deri pak kohë pasi Rusia ka aneksuar Krimenë, Andriyevskaya ka punuar për gazetën Argumenty Nedeli-Krym, por ajo është larguar pasi gazeta ka miratuar politikën që ndalon kritikat për autoritetet de facto apo Rusinë. Prej atëherë, ajo punon si kontribuese për shërbimin e Ukrainës të Radios Evropa e Lirë.

Një zëdhënës i agjencive të zbatimit të ligjit në Krime ka thënë se nuk ka asnjë koment për bastisjet. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme lokale, Dmitry Polonsky, ka thënë se nuk ka dëgjuar për arrestimin e ndonjë gazetari.

Avokati i Kokorinas, Dzhemil Temishev, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ajo është marrë në pyetje në lidhje me raportet e publikuara nga Qendra për Gazetari Hulumtuese.

"Nuk mund t'i them të gjitha detajet. Deri më tash, nuk kemi ndonjë akuzë konkrete në lidhje me marrjen në pyetje. Por, tani për tani nuk shoh ndonjë rrezik për Natalyan", ka thënë Temishev.

Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE-së për lirinë e mediave, ka dënuar kërcënimet ndaj gazetarëve të pavarur në Krime.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BE NUK E NJEH ANEKSIMIN E KRIMESË (03.16.2015)
PAPA FRANÇESKU - DY VJET NË KRYE TË VATIKANITMe rastin e vitit të dytë Papa shpalli 'Vitin e Jashtëzakonshëm të Shenjtë të Mëshirës' (03.14.2015)
PARLAMENTI EVROPIAN - REZOLUTË PËR HETIM NDËRKOMBËTAR TË NEMTSOVIT (03.14.2015)
SPEKULLIME PËR SHËNDETIN E PUTINIT (03.13.2015)
KIMMELI FTON NË STUDIO OBAMËN PËR TË FOLUR RRETH JASHTËTOKËSORËVE (03.13.2015)
TJETËR GRABITJE SPEKTAKOLARE NË FRANCË (03.12.2015)
GODITJA E ISIS - DËSHMI NË KONGRES (03.12.2015)
IS PRETENDON SE VRAU NJË SPIUN IZRAELIT (03.11.2015)
FLORIDA - AKSIDENT GJATË STËRVITJEVE TË MARINËS AMERIKANE (03.11.2015)
TSIPRAS I KANOSET GJERMANISË - KËRKOJMË DËMSHPËRBLIMET E LUFTËSGreqi, Kammenos kërcënon Gjermaninë me xhihadistët (03.11.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]