VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NETANYAHU FITON ZGJEDHJET - MERR MANDATIN E KATËRT

E Mërkurë, 03.18.2015, 03:19pm (GMT1)


Partia e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, Likud, ka arritur fitore të habitshme në zgjedhjet kombëtare.

Me gati të gjitha votat e numëruara, Likud ka siguruar 30 ulëse të parlamentit prej 120 vendesh.

Exit-pollet kanë treguar garë të ngushtë midis kësaj partie dhe Unionit Zionist, i cili ka fituar 24 vende.

Netanyahu tani do ta ketë relativisht lehtë për të formuar koalicionin qeveritar me aleatët e krahut të djathtë dhe ata fetarë.

Koalicioni do t'i japë Netanyahut mandatin e katërt si kryeministër.

Analistët thonë se rezultati mund të jetë shkatërrues për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Në ditën e fundit të fushatës, Netanyahu është zotuar se nuk do të lejojë krjimin e shtetit palestinez.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.