VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AMERIKANËT SHKATËRROJNË NJË DRON TË SHTETIT ISLAMIK

E Enjte, 03.19.2015, 08:30am (GMT1)


Ilustrim



Ushtria amerikane njofton se e ka shkatërruar një dron që përdorej nga Shteti Islamik për të verifikuar pozitat e kundërshtarëve në front.

Zëdhënësi i ushtrisë, majori Kim Michelsen, ka thënë sot se aeroplani pa ekuipazh ka qenë i vogël dhe i pa armatosur, diçka që të gjithë mund ta blejnë.

Michelsen ka thënë se luftetarët e Shtetit Islamik e përdornin dronin në afërsi të qytetit Falluxha.

Një sulm ajror amerikan e ka shkatërruar këtë aeroplan.

Ushtria amerikane gjithashtu ka thënë se ka kryer 11 sulme ajrore ndaj caqeve të IS-it, në Irak dhe dy sulme të njejta ndaj caqeve të IS-it në Siri, gjatë 24 orëve të fundit.

Shumica e sulmeve në Irak janë bërë afër Ramadit. Sulmet tjera janë bërë në afërsi të Kirkukit dhe Mosulit. rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.