VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA VAZHDON PËRKRAHJEN NDAJ KRIJIMIT TË SHTETIT PALESTINEZ
Presidenti Obama ende nuk e ka uruar Netanyahun për fitoren në zgjedhje

E Enjte, 03.19.2015, 02:40pm (GMT1)


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest



Shtëpia e Bardhë e ka rikonfirmuar përkrahjen për idenë e shtetit të pavarur palestinez, pas fitores së Benjamin Netanjahut në zgjedhjet e përgjithshme në Izrael.

Në fund të fushatës parazgjedhore, Netanjahu ishte zotuar se nuk do të lejoj krijimin e një shteti të pavarur palestinez gjatë mandatit të ri.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë mbrëmë se "ka qenë pjesë e politikës së SHBA-ve për më shumë se 20 vjet ideja e zgjidhjes së konfliktit në mes të palestinezëve dhe izraelitëve përmes ekzistimit të dy shteteve".

OKB dhe Bashkimi Evropian gjithashtu i kanë kërkuar Netanjahur që të punojë drejt zgjidhjes së konfliktit përmes idesë së ekzistimit të dy shteteve.

Shtëpia e Bardhë e ka kritikuar ashpër partinë e Netanjahur për përdorimin e retorikës anti arabe gjatë fushatës parazgjedhore.

"Retorika që kërkon margjinalizimin e një segmenti të popullatës është shumë shqetësuese",
ka thënë Earnest.

Presidenti Barack Obama ende nuk e ka uruar Netanjahun për fitoren në zgjedhje. rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.