VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA PYET NETANYAHUN - CILA ËSHTË POLITIKA E VËRTETË E IZRAELIT?

E Djelë, 03.22.2015, 10:32am (GMT1)


Ambasadori amerikan në Izrael, Dan Shapiro akuzoi sot kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu se ka krijuar konfuzion kur ditët e fundit ka bërë deklarata kontradiktore për përkushtimin e tij lidhur me zgjidhjen e ashtuquajtur Dy Shtete (Izrael dhe Palestinë shën. përkth.), pavarësisht se ato i siguruan fitoren e zgjedhjeve.

"Pyesim cila është politika e vërtetë e Izraelit?", tha Shapiro për radio Jeruzelamin.

Shapiro pranoi se deklarata e Netanyahut, i cili në prag të zgjedhjeve parlamentare siguroi se do të ndalonte krijimin e një shteti palestinez, shqetësuan SHBA-në.

Më pas, Netanyahu tha se deklarata e tij kishte lidhje vetëm me situatën aktuale.

"SHBA mendon se ekzistenca e dy shteteve është e vetmja zgjidhje. Tashmë, na duhet të ndërmarrim hapa të tjerë për të realizuar këtë objektiv", theksoi Shapiro./ atsh/ansa
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.