E Premte, 03.29.2024, 12:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
NJË PILOT I VETËM NË KABINË - TRAGJEDIA E GERMANWINGS

E Enjte, 03.26.2015, 01:09pm (GMT+1)


Në momentin e rrëzimit të avionit A320 të Germanwings në kabinë ka qenë vetëm një pilot. Pilotit ose asistentit që kërkon të kthehet në kabinë nuk ia hap më derën piloti tjetër. Asnjë reagim nga kabina.

Mediat gjermane duke iu referuar edhe informacioneve që ka publikuar të enjten gazeta amerikane "New York Times", si edhe agjencia e lajmeve AFP njoftojnë se në momentin e rrëzimit të avionit në cockpit ndodhej vetëm një pilot. Piloti tjetër është përjekur më kot të hapte derën.

Të enjten hetuesit dhe prokurorët francezë kanë bërë një vlerësim të njërës nga kutitë e zeza të avionit të rrëzuar të Germanwings në jug të Francës ditën e martë. Nga këto regjistrime bëhet e ditur se njëri nga pilotët pak para momentit të uljes së papritur të avionit, është larguar nga kabina dhe më vonë është përpjekur të hapë derën. Këtë njoftim e ka bërë "New York Times", e cila citon një nga "ushtarakët e nivelit të lartë" që nuk donte të përmendte emrin se "njëri pilot jashtë troket fillimisht lehtë, por askush nuk reagon, pastaj ai troket më fort, dhe sërish asnjë përgjigje. Dhe më vonë mund të dëgjosh se si ai godet derën."

Nuk është e qartë pse piloti u largua nga kabina. "E sigurtë është që në fund të të fluturimit, piloti tjetër ështe i vetëm në kabinë dhe dera nuk hapet." Po ashtu mbetet e paqartë nëse tek anëtari i ekuipazhit që mbeti brenda bëhet fjalë për pilotin kryesor apo për Co-pilotin, asistentin.

Lufthansa nuk e konfirmon raportin e New York Times


Agjencia franceze e lajmeve, AFP ka konfimuar këtë raportim të gazetës amerikane që bazohet në qarqet hetimore. Njëri nga hetuesit është shprehur se fillimisht dy pilotët bisedojnë në gjermanisht, pastaj dëgjohet lëvizja e ulëses, një derë që hapet dhe mbyllet, pak pas kësaj dëgjohen zhurma e lehtë e trokitjes. "Nga ky moment deri në përplasje nuk ka më asnjë bisedë."

Lufthansa nuk i ka konfirmuar këto raportime. "Nuk kemi asnjë informacion që e konfirmon raportin e "New York Times"" tha zëdhënësi i Lufthansës.

Ndërkohë të afërmit e viktimave kanë shkuar të enjten në vendin e tragjedisë. Dy avionë të nisur nga Dyseldorfi dhe Barcelona kanë mbërritur në një aeroport pranë Marsejës, njofton një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme. Të dyja rajonet e Seyne les Alpes dhe Le Vernet janë përgatitur për të pritur të afërmit e 150 viktimave të katastrofës së avionit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË AEROPLANIN E RRËZUAR ISHIN 150 VETË (03.24.2015)
NETANYAHU I KËRKOI FALJE MINORITETIT ARAB (03.24.2015)
DEKLARATA E JAVËS QË SHKOI: PAPA NË SCAMPIA - KORRUPSIONI NA QELB, 'JO' SHFRYTËZIMIT TË PUNËTORËVE (03.23.2015)
OBAMA IA KUJTON NETANYAHUT - SHBA ËSHTË E PËRKUSHTUAR PËR ZGJIDHJEN ME DY SHTETE (03.22.2015)
SHBA PYET NETANYAHUN - CILA ËSHTË POLITIKA E VËRTETË E IZRAELIT? (03.22.2015)
PRESIDENTI IRANIAN SHPREH BESIM PËR ARRITJEN E MARRËVESHJES ATOMIKE (03.21.2015)
PRESIDENTI OBAMA KËRKON PËRPARIM NË BISEDIMET BËRTHAMORE ME IRANIN  Presidenti amerikan tha se të dyja kombet e kanë një mundësi historike që të zgjidhin këtë çështje në rrugë paqësore (03.20.2015)
PRESIDENTI OBAMA URON VITIN E RI IRANIAN (03.20.2015)
HERZOG I THOTË JO KOALICIONIT ME NETANYAHUN (03.19.2015)
SHBA VAZHDON PËRKRAHJEN NDAJ KRIJIMIT TË SHTETIT PALESTINEZPresidenti Obama ende nuk e ka uruar Netanyahun për fitoren në zgjedhje (03.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart�]