VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GERMANWINGS - SPITALI I PËRGËNJESHTRON RAPORTET PËR DEPRESION TË LUBITZIT

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 11:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
GERMANWINGS - SPITALI I PËRGËNJESHTRON RAPORTET PËR DEPRESION TË LUBITZIT

E Shtunë, 03.28.2015, 04:30pm (GMT+1)


Andreas Lubitz më 2009


Zyrtarët gjermanë dhe francezë po i vazhdojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve eventuale, që çuan në rrëzimin tragjik të aeroplanit të firmës ajrore, Germanwings, me ç'rast u vranë të 150 njerëzit në të.

Tash, në fokus të hetimeve është shëndeti fizik dhe mendor i bashkë-pilotit, Andreas Lubitz.

Spitali në Dyseldorf, ku Lubitz ka jetuar, tha se ai kishte qenë pacient gjatë dy muajve të kaluar. Mbrëmë spitali ka njoftuar se për herë të fundit Lubitz kishte qenë në spital për "vlerësim diagnostik" më 10 mars.

Spitali ka refuzuar të japë detaje për gjendjen e tij, por i ka përgënjeshtruar raportet në mediat gjermane se Lubitz ishte trajtuar në këtë spital nga depresioni.

Hetuesit mendojnë se Lubitz me qëllim e ka rrëzuar aeroplanin në malet e Alpeve, gjatë fluturimit nga Barcelona në Spanjë, për në Dyseldorf të Gjermanisë.

Prokurorët francezë thanë se të dhënat nga incizimet në kabinën e pilotëve sugjerojnë se 27-vjeçari, Andreas Lubitz, e ka mbyllur derën e kabinës, dhe nuk e ka lejuar kapitenin e aeroplanit të kthehet brenda.

Nga incizimet është vërejtur se mbretëronte heshtje, derisa udhëtarët kishin filluar të klithnin, ndërsa kapiteni përpiqej të hynte në kabinë.

Prokurori gjerman, Christoph Kumpa, u tha gazetarëve se dokumentet e gjetura në shtëpinë e bashkëpilotit, Andreas Lubitz, kanë çuar kah ekzistimi i sëmundjes dhe trajtimi nga mjekët.

Në këtë kuadër, ai ka thënë:

"Dokumentet me përmbajtje mjekësore, që kanë çuar kah ekzistimi i sëmundjes dhe trajtimi korrespondues nga ana e mjekëve, janë konfiskuar".

"Fakti se atje ka pasur shënime për sëmundje të grisura, në mesin e gjërave të tjera që janë gjetur, që ishin aktuale dhe madje pak para ditës së krimit, e mbështesin vlerësimin e bazuar në shqyrtimin preliminar se i vdekuri e ka fshehur sëmundjen e vet nga punëdhënësi dhe kolegët profesionalë", tha prokurori gjerman Kumpa.

Nga ana tjetër, policia e Francës që po punon në gjetjen e mbetjeve nga vendi i rrëzimit të aeroplanit, tha se deri tash janë gjetur prej 400 e deri në 600 pjesë njerëzore.

Duke folur në qytetin Seyne-les-Alps, në malet Alpe në Francë, koloneli, Patrick Touron, nga shërbimi i xhandarmerisë, tha se ekipet e kërkimit nuk kanë gjetur asnjë "trup të vetëm" të plotë.

Sipas tij, mostrat e AND-së janë marrë nga objektet që janë sjellw nga familjet e viktimave, siç janë për shembull brushat e dhëmbëve, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e njerëzve të vrarë nga rrëzimi i aeroplanit Germanwings, më 24 mars.

Pas përplasjes, kompania ajrore gjermane Lufthansa, që është operuese e firmës ajrore me buxhet të ulët, Germanwings, tha se e ka emëruar një zyrtar për t'i shqyrtuar, "ekzaminuar dhe pastruar më tutje të gjitha procedurat e sigurisë së fluturimit" në këtë kompani.

Lufthansa thotë se firmat që operohen nga ajo, siç është Germanwings, do ta paraqesin rregullën për dy persona në kabinën e pilotit "sa më shpejt që të jetë e mundshme", në konsultime me rregullatorët e tyre.

Ministrat e transportit dhe autoritetet e aviacionit në Gjermani, Austri dhe Portugali, kanë shpallur se do të kërkojnë miratimin e "rregullës për dy" që tashmë është standarde në Shtetet e Bashkuara.

Bashkimi Evropian tha se po e analizon çështjen nëse duhet të ndryshohen rregullat pas tragjedisë së aeroplanit të firmës Germanwings.

"Ne po presim për konkluzionet e hetimeve që po zhvillohen dhe, nëse është e domosdoshme, rregullat e sigurisë do të rishqyrtohen", tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, në një konferencë për shtyp.

Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror, që i përfaqëson afro 250 kompani, tha se "është thellë i shokuar dhe i pikëlluar" me katastrofën e kësaj jave, por udhëtarët duhet "të jenë përsëri të sigurt se fluturimi mbetet mënyra më e sigurt për udhëtim". rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLONIA AKUZON DY RUSË PËR RRËZIMIN E AEROPLANIT NË VITIN 2010 (03.27.2015)
NJË PILOT I VETËM NË KABINË - TRAGJEDIA E GERMANWINGS (03.26.2015)
NË AEROPLANIN E RRËZUAR ISHIN 150 VETË (03.24.2015)
NETANYAHU I KËRKOI FALJE MINORITETIT ARAB (03.24.2015)
DEKLARATA E JAVËS QË SHKOI: PAPA NË SCAMPIA - KORRUPSIONI NA QELB, 'JO' SHFRYTËZIMIT TË PUNËTORËVE (03.23.2015)
OBAMA IA KUJTON NETANYAHUT - SHBA ËSHTË E PËRKUSHTUAR PËR ZGJIDHJEN ME DY SHTETE (03.22.2015)
SHBA PYET NETANYAHUN - CILA ËSHTË POLITIKA E VËRTETË E IZRAELIT? (03.22.2015)
PRESIDENTI IRANIAN SHPREH BESIM PËR ARRITJEN E MARRËVESHJES ATOMIKE (03.21.2015)
PRESIDENTI OBAMA KËRKON PËRPARIM NË BISEDIMET BËRTHAMORE ME IRANIN  Presidenti amerikan tha se të dyja kombet e kanë një mundësi historike që të zgjidhin këtë çështje në rrugë paqësore (03.20.2015)
PRESIDENTI OBAMA URON VITIN E RI IRANIAN (03.20.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]