E Shtunë, 04.20.2024, 11:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
'DASHURIA E JEZUSIT NUK KA KUFI' - KËSHTU IU THOTË PAPA TË BURGOSURVE TË REBBIBIAS

E Premte, 04.03.2015, 08:33am (GMT+1)



"Dashuria e Jezusit nuk ka kufi". Qenë këto fjalët e Papës Françesku gjatë kremtimit të meshës së Darkës së Mbrame për të burgosurit e burgut të Rebibbia-s në Romë, 12 prej të cilëve ua lau këmbët, në kujtim të gjestit të përvuajtur të Jezusit për 12 apostujt e vet. Ndërsa, gjesti i Papës, për 6 burra e 6 gra, prej të cilëve gjysma emigrantë.
Papa Françesku, i cili mbërriti pak pas orës 17.00 në burgun e Rebibbia-s në Romë, u ndal më parë në oborr, ku e prisnin 300 të burgosur, personeli policor, ai administrativ, vullnetarët dhe kapelanët. Ati i Shenjtë i përshëndeti një nga një, duke i puthur e përqafuar të gjithë dhe bekoi fotografinë e Davidit, një të burgosuri që s'është më.
"Ju falenderoj për mikpritjen e ngrohtë e të ndjerë", u tha, para se të hynte në kishën "Ati ynë", ku e prisnin 300 të burgosur të tjerë, 150 burra e 150 gra. Ndërmjet tyre, edhe 15 të burgosura me fëmijët e tyre deri në tre vjeç, që rriten në çerdhen e burgut.
Homelia e Atit të Shenjtë u përqendrua menjëherë në gjestin e larjes së këmbëve, duke marrë shkas nga Ungjilli i sotëm. Në faqen ungjillore Jezusi i thotë Pjetrit se po të mos e lejojë t'ia lajë këmbët, nuk do të ketë vend me të në Mbretërinë e Qiellit. Gjestin më parë bënin skllevërit, nënvizoi Papa Françesku. Jezusi e përsëriti për hir të dashurisë. E sot, Kisha përpiqet t'i përngjasë:
"Në zemër duhet të kemi sigurinë, duhet të jemi të sigurtë se Zoti, kur na lan këmbët, na lan me gjithsej, na pastron. Na bën ta ndjejmë dashurinë e Tij. ...Do t'u laj sot këmbët 12 vetëve prej jush, por në këta vëllezër e motra jeni ju të gjithë, janë të gjithë ata, që banojnë këtu. Këta përfaqësojnë gjithë të tjerët".
E së fundi, Papa Françesku, i cili foli pa letër, nuk harroi t'u kërkojë edhe të burgosurve të luten për të, duke nënvizuar:
"Edhe unë kam nevojë të lahem. Zoti pastroftë edhe njollat e mia, që unë të bëhem edhe më skllav, skllavi juaj, të jem edhe më tepër në shërbim të njerëzve, siç ishte Jezusi".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TURQIA ARRESTOI NËNTË BRITANIKË (04.02.2015)
SHESHEL DJEG FLAMURIN KROAT - PËRPLAS KROACINË ME SERBINË (04.02.2015)
DAÇIÇ E DËNOI VENDIMIN E HAGËS PËR SHESHELIN (04.01.2015)
BEOGRADI ENDE PA QËNDRIM NDAJ RASTIT TË SHESHELIT (03.31.2015)
JEPET URDHËR PËR RIKTHIMIN E SHESHELIT NË HAGËVojslav Shesheli e “tradhtoi besimin e gjykatës” dhe “kërcënoi njerëz që bashkëpunojnë me Prokurorinë" (03.31.2015)
INTERVISTOHEN DËSHMITARËT E SULMIT NDAJ NSA-së (03.30.2015)
ZGJEDHJET LOKALE NË FRANCË - FITORE E KONSERVATORËVE TË ISH PRESIDENTIT SARKOZY (03.30.2015)
LIDERËT ARABË VENDOSIN TË KRIJOJNË USHTRI TË PËRBASHKËT (03.29.2015)
KERRY ANULON KTHIMIN NË SHBA - DO T'I FINALIZOJË BISEDIMET ME IRANIN (03.29.2015)
GERMANWINGS - SPITALI I PËRGËNJESHTRON RAPORTET PËR DEPRESION TË LUBITZIT (03.28.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]