E Shtunë, 04.20.2024, 06:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
MESAZHI I PASHKËVE - DASHURIA MUNDI URREJTJEN, JETA E MUNDI VDEKJEN, DRITA E DËBOI ERRËSIRËN!

E Djelë, 04.05.2015, 04:38pm (GMT+1)


 
Papa jep bekimin "Urbi et Orbi" -Romës e Botës -

Jezu Krishti u ngjall!

Dashuria e mundi urrejtjen, jeta e mundi vdekjen, drita e dëboi errësirën!
Jezu Krishti, për dashurinë tonë, u zhvesh nga lumnia e tij hyjnore; e zbrazi vetveten, mori pamjen e shërbëtorit, u përul deri në vdekje, e në vdekjen në kryq. Prandaj Zoti e lartoi dhe e bëri Zotëri të gjithësisë. Jezusi është Zoti!

Me vdekjen dhe ngjalljen e tij, Jezusi u tregon të gjithëve udhën e jetës e të lumturisë: kjo udhë është përvujtëria e kërkon përulje. E kjo është udha, që çon në lumni. Vetëm kush përulet, mund të shkojë kah "sendet atje lart", kah Hyji(cfr Kol 3,1-4). Krenari shikon "nga lart poshtë", i përvuajturi, "nga poshtë, lart".
Në agun e Pashkëve, të lajmëruar nga gratë, Pjetri e Gjoni rendën tek varri dhe e gjetën të hapur e të zbrazët. Atëhere u afruan e "u përkulën" për të hyrë në varr. Për të hyrë në mister duhet "të përkulesh", të ulesh. Vetëm kush ulet e kupton lumnimin e Jezusit e mund ta ndjekë në udhën e tij.

Bota propozon të imponohesh me çdo kusht, të konkurosh, të vlerësohesh. Por të krishterët, për hir të Krishtit të vdekur e të ngjallur, janë lastarë të një njerëzimi tjetër, në të cilin kërkojmë të jetojmë në shërbim të njëri-tjetrit, të mos jemi arrogantë, por të gatshëm e respektues.

Kjo nuk është ligështi, është forcë e vërtetë! Kush ka në shpirt forcën e Hyjit, dashurinë e drejtësinë, nuk ka nevojë të përdorë dhunën, por flet e vepron me forcën e së vërtetës, të bukurisë, të dashurisë.

Nga Zoti i ngjallur lypim hirin të mos i nënshtrohemi krenarisë, që ushqen dhunë e luftëra, por të kemi guximin e përvuajtur të faljes e të paqes. Jezusit ngadhënjimtar t'i kërkojmë t'i lehtësojë vuajtjet e vëllezërve tanë të shumtë të persekutuar për shkak të emrit të Tij, ashtu si edhe të atyre, që vuajnë padrejtësisht pasojat e konflikteve e të dhunës, në vijim. Janë shumë.

Paqe kërkojmë posaçërisht për Sirinë e për Irakun, që të marrë fund vringëllimi i armëve e të rivendoset bashkëjetesa ndërmjet grupeve të ndryshme të këtyre vendeve të dashura. Bashkësia ndërkombëtare të mos rrijë duarkryq përballë tragjedisë së pamasë humanitare brenda këtyre vendeve e dramës së refugjatëve të panumërt.

Paqe kërkojmë për mbarë banorët e Tokës Shenjte. Urojmë të rritet ndërmjet Izraelitëve e Palestinezëve kultura e takimit e të rifillojë procesi i paqes, që t'i jepet, kështu, fund, viteve të vuajtjeve e të ndarjeve.

Paqe kërkojmë për Libinë, që të ndalohet gjakderdhja e pakuptimtë, në vijim, si dhe çdo dhunë barbare, e ata, që e kanë për zemër fatin e vendit, të përpiqen për të favorizuar pajtimin e për të ndërtuar një shoqëri vëllazërore, që e respekton dinjitetin e njeriut. Edhe në Jemen urojmë të fitojë vullneti i paqësimit, për të mirën e gjithë popullsisë.

Njëkohësisht me shpresë ia besojmë Zotit të mëshirshëm marrëveshjen e arritur këto ditë në Lozanë, duke uruar të jetë hap përfundimtar drejt një bote më të sigurt e më vëllazërore.

Nga Zoti i ngjallur kërkojmë dhuratën e paqes për Nigerinë, për Sudanin e Jugut e për zona të tjera të Sudanit e të Republikës Demokratike të Kongos. Një lutje e paprerë të lartohet nga të gjithë njerëzit vullnetmirë për ata që kanë humbur jetën - mendoj posaçërisht për të rinjtë e vrarë të enjten e kaluar në Universitetin e Garissës, në Kenia - për ata, që janë rrëmbyer, që kanë humbur shtëpitë e ngrohtësinë njerëzore.

Ngjallja e Zotit i sjelltë dritë Ukrainës së dashur, posaçërisht atyre që pësuan dhunën e konfliktit të muajve të fundit. Vendi rigjetët paqen e shpresën, falë angazhimit të të gjitha palëve të interesuara.

Paqe e liri kërkojmë për të gjithë burrat e gratë, që i nënshtrohen formave të vjetra e të reja të skllavërisë nga ana e njerëzve e organizatave kriminale. Paqe e liri për viktimat e tregtarëve të drogës, shumë shpesh aleatë me pushtetet, të cilat duhej të mbronin paqen e harmoninë e familjes njerëzore. E paqe kërkojmë për këtë botë, që i nënshtrohet trafikantëve të armëve, që fitojnë me gjakun e burrave e të grave.

Të shtypurve, të burgosurve, të varfërve, emigrantëve, që shpesh nuk pranohen, keqtrajtohen e përjashtohen; të sëmurëve e të vuajturve, fëmijëve, posaçërisht atyre që pësojnë dhunë; atyre që janë në zi, të gjithë burrave e grave vullnetmira, urojmë t'u arrijë zëri ngushëllues i Zotit Jezus: "Paqja qoftë me ju!"(Lk 24.36). "Mos kini frikë, u ngjalla e do të jem gjithnjë me ju!" (Cfr Meshari Romak, Antifona e hyrjes e ditës së Pashkëve).

Të dashur vëllezër e motra,
dëshiroj t'ju drejtoj urimet e mia "gëzuar Pashkët" të gjithë juve, që erdhët në këtë Shesh nga vende të ndryshme, si dhe të gjithë atyre, që janë të lidhur përmes mjeteve të komunikimit shoqëror. Çojeni në shtëpitë tuaja e në zemrat e të gjithë atyre, që takoni, lajmin e gëzuar; kumtoni se Zoti i jetës u ngjall, duke sjellë me vete dashuri, drejtësi, respekt e falje!

Ju falënderoj për praninë tuaj. Një mendim i posaçëm plot mirënjohje për dhuratën e luleve, që edhe sivjet vijnë nga Vendet e Ulëta.

Gëzuar Pashkët të gjithëve!

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ERDOGANI NUK E ANULON VIZITËN NË IRAN (04.05.2015)
ZËRI I AMERIKËS - SHTËPIA E BARDHË DHE MARRËVESHJA ME IRANIN (04.03.2015)
UDHËHEQËSI IRANIAN I LUTJEVE TË SË PREMTES PËRSHËNDET MARRËVESHJEN (04.03.2015)
PAPA - MESHTARËT TË KËRKOJNË HIRIN, TË JENË 'TË LODHUR E TË KËPUTUR' (04.03.2015)
'DASHURIA E JEZUSIT NUK KA KUFI' - KËSHTU IU THOTË PAPA TË BURGOSURVE TË REBBIBIAS (04.03.2015)
TURQIA ARRESTOI NËNTË BRITANIKË (04.02.2015)
SHESHEL DJEG FLAMURIN KROAT - PËRPLAS KROACINË ME SERBINË (04.02.2015)
DAÇIÇ E DËNOI VENDIMIN E HAGËS PËR SHESHELIN (04.01.2015)
BEOGRADI ENDE PA QËNDRIM NDAJ RASTIT TË SHESHELIT (03.31.2015)
JEPET URDHËR PËR RIKTHIMIN E SHESHELIT NË HAGËVojslav Shesheli e “tradhtoi besimin e gjykatës” dhe “kërcënoi njerëz që bashkëpunojnë me Prokurorinë" (03.31.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]