VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KENIA NË ZI - NDERON 148 VIKTIMAT

E Hënë, 04.06.2015, 08:46am (GMT1)


Shteti i Kenias mban tre ditë zie kombëtare në nderim të 148 viktimave të shënuar nga masakra në universitetin Garisa nga militantët islamik të Al Shabab. Pjesa më e madhe e të vrarëve ishin studente. Ndërkohë qeveria në Kenia ka vendosur një shpërblim prej 200 mijë eurosh për kapjen e organizatorit të kësaj masakre, i cili dyshohet se është një ish mësues Mohamed Mohamud. Ky i fundit besohet se ka kaluar kufirin drejt Somalisë.

Me herët të mbijetuarit e kësaj masakre i janë bashkuar familjarëve të tyre. Presidenti i Kenias Uhru Kenjata i bëri thirrje myslimanëve në këtë shtet që të ndalojnë përshkallëzimin e kësaj situate, duke e kthyer Kenian në një vatër të re të përpjasjes për shkaqe fetare. Katë sulmuesit, të gjithë të mbetur të vrarë, në universitetin e Garisas kanë lënë të lirë studentët myslimanë dhe kanë vrarë ato të besimit të krishtere.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.