E Premte, 03.29.2024, 02:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PRESIDENTI OBAMA - MARRËVESHJA BËRTHAMORE ME IRANIN, NJË MUNDËSI JETËSORE Presidenti amerikan beson se marrëveshja bërthamore me Iranin është një mundësi për paqe në Lindjen e Mesme

E Hënë, 04.06.2015, 02:43pm (GMT+1)




Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se marrëveshja bërthamore e arritur javën e kaluar me Iranin, paraqet një "mundësi që shfaqet një herë në jetë" për të vendosur paqen në Lindjen e Mesme, një paqe që do të ishte e mire si për Izraelin ashtu edhe për vendet e tjera. Megjithatë, disa anëtarë të Kongresit amerikan nuk janë të bindur dhe ligjvënësit kryesor planifikojnë të vazhdojnë me legjislacionin që kërkon nga presidenti Obama, të hedhë për miratim në Kongres cilëndo marrëveshje përfundimtare.

Në një intervistë dhënë gazetës "The New York Times", Obama thotë se do ta konsideronte si dështimin më të madh të presidencës së tij, nëse si pasojë e punës së tij, Izraeli do të behej me i brishtë. Kjo nuk do të ishte vetëm një dështim strategjik por edhe një dështim moral, thotë Obama.

I pyetur se cili është mesazhi i tij për popullin e Izarelit, presidenti tha se ndërsa ata kanë të drejtë të jenë të shqetësuar me Iranin, po ashtu ata duhet të kenë parasysh se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Ai tha se nuk ka mundësi më të mirë për të siguruar se kjo nuk do të ndodhë sesa marrëveshja e arritur në Zvicër. Korniza është udhërrëfyesi që do të përdoret gjatë negociatave për marrëveshjen përfundimtare deri në qershor.

Ai ka shafqur shpreën se ky hap diplomatik,  "mund të hap një epokë të re në marrëdhëniet SHBA-Iran" dhe një epokë të re në marrëdhëniet e Teheranit me fqinjët.

Kryeminsitri izarelit Benjamin Netanyahu, e cilësoi "të keqe" marrëveshjen kornizë, që i hap Iranit "rrugën e lirë drejt bombës".

Gjashtë fuqitë botërore, Britania, Franca, Gjermania, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, arritën një marrëveshje kornizë për programin kundërthënës bërthamor të Iranit, më 2 prill në Lozanë të Zvicrës, pas negociatave disa muajshe. Marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet deri më 30 qershor.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KENIA NË ZI - NDERON 148 VIKTIMAT (04.06.2015)
PAPA FRANÇESKU - KURANI ËSHTË LIBËR I PAQES DHE ISLAMI ËSHTË FE PAQËSORE (04.06.2015)
NJË MYSLIMAN PO NDËRTON KARRIGEN E PAPËS (04.05.2015)
MESAZHI I PASHKËVE - DASHURIA MUNDI URREJTJEN, JETA E MUNDI VDEKJEN, DRITA E DËBOI ERRËSIRËN! (04.05.2015)
ERDOGANI NUK E ANULON VIZITËN NË IRAN (04.05.2015)
ZËRI I AMERIKËS - SHTËPIA E BARDHË DHE MARRËVESHJA ME IRANIN (04.03.2015)
UDHËHEQËSI IRANIAN I LUTJEVE TË SË PREMTES PËRSHËNDET MARRËVESHJEN (04.03.2015)
PAPA - MESHTARËT TË KËRKOJNË HIRIN, TË JENË 'TË LODHUR E TË KËPUTUR' (04.03.2015)
'DASHURIA E JEZUSIT NUK KA KUFI' - KËSHTU IU THOTË PAPA TË BURGOSURVE TË REBBIBIAS (04.03.2015)
TURQIA ARRESTOI NËNTË BRITANIKË (04.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart�]