VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI OBAMA - NJOHJA E IZRAELIT NGA IRANI S'MUND TË JETË PJESË E MARRËVESHJES BËRTHAMORE Presidenti Obama tha se marrëveshja kornizë me Iranin, është “marrëveshje e mirë” e arritur nëpërmjet “diplomacisë së rreptë e par
E Martë, 04.07.2015, 04:29pm (GMT1)



Presidenti amerikan Barack Obama, hodhi poshtë thirrjet e Izarelit që cilado marrëveshje bërthamore me Iranin të përfshijë edhe "njohjen e qartë dhe pa medyshje nga ana e Iarnit të drejtën e Izraelit që të ekzistojë".

Kërkesa ishte bërë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kritikoi ashpër marrëveshjen bërthamore ndëmrjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Presidenti Obama diskutoi për këtë cështje gjatë një interviste me organizatën mediale amerikan NPR. "Ideja që mund të kushtëzojmë Iranin që të mos prodhojë armë bërhtmaore me një marrëveshje të verifikueshme të njohjes së Izrelit nga Irani, është e ngjashme si të thuash që nuk do të nëshkruajmë marrëveshje përderisa natyra e regjimit iranian nuk ndryshon tërësisht. Dhe kjo është, mendoj unë, një gjykim thellësisht i gabuar", tha presidenti Obama.

Izraeli ngulë këmbë që marrëveshja kornizë e arritur javën e kaluar në Zvicër, kërcënon mbijetesën e tij dhe Netanyahu tha se do të nxisë ligjvënësit amerikanë që të mos i hapin Teheranit "rrugën e lirë drejt bombës".

Presidenti Obama tha se marrëveshja kornizë me Iranin, është "marrëveshje e  mirë" e arritur nëpërmjet "diplomacisë së rreptë e parimore".

Marrëveshja e arritur ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore synon heqjen e sanksioneve ndërkombëtare në shkëmbim të kufizimit të programit bërthamor të Teheranit. Marrëveshja pasoi tetë ditë bisedime intensive duke hapur rrugën për një marrëveshje përfundimatre që duhet të përmbyllet deri më 30 qershor.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se Irani do të respektojë të gjitha zotimet e përfshira në marrëveshje, "për aq kohë sa edhe pala tjetër respekton zotimet e saj". za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.