E Mërkurë, 04.24.2024, 01:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
CNN - HAKERAT RUSË DEPËRTOJNË NË SISTEMIN KOMPJUTERIK TË SHTËPISË SË BARDHË

E Mërkurë, 04.08.2015, 07:19am (GMT+1)


Hakerat rusë kanë arritur të futen në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë dhe kanë marrë informacione të rëndësishme, duke përfshirë edhe detaje nga plani i Presidentit Obama, thuhet në një raport të publikuar ditën e martë.

Autorët e këtij sulmi besohet të jenë të njëjtit që depërtuan edhe në rrjetin kompjuterik të Departamentit të Shtetit në muajt e fundit, raporton CNN.

FBI, agjencitë e Inteligjencës dhe Shërbimet Sekrete amerikane janë përfshirë të gjitha në hetimin e kësaj shkelje, të cilën ata e konsiderojnë si një ndër sulmet më të sofistikuara të ndërmarra ndonjëherë kundër objektivave amerikane.

Ndërkohë, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se hakerat kanë arritur të depërtojnë vetëm në dokumente të paklasifikuara, duke përgënjeshtruar seriozitetin e ndërhyrjes.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, James Clapper, në një fjalim para Senatit në lidhje me sulmet kibernetike në muajin shkurt, paralajmëroi zyrtarët dhe kompanitë private se një seri sulmesh të vazhdueshme parashikohet të ndodhin në periudha të ndryshme dhe nga burime të shumëllojshme.

Clapper theksoi rastin e Rusisë, për të cilën ai tha se tashmë përbën një rrezik më të madh kibernetik ndaj interesave të SHBA. Ai tha se kërcënimi nga qeveria ruse është "më i rëndë" nga sa ishte menduar më parë.

Gjatë vitit të kaluar ka pasur një seri sulmeve kibernetike të profilit të lartë kundër objektivave amerikane. Koreja e Veriut u akuzua se qendronte prapa sulmit ndaj "Sony Pictures" në muajin nëntor të vitit të kaluar.

/ Top Channel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI TURK VIZITON IRANIN (04.07.2015)
PRESIDENTI OBAMA - NJOHJA E IZRAELIT NGA IRANI S'MUND TË JETË PJESË E MARRËVESHJES BËRTHAMORE Presidenti Obama tha se marrëveshja kornizë me Iranin, është “marrëveshje e mirë” e arritur nëpërmjet “diplomacisë së rreptë e par (04.07.2015)
PRESIDENTI OBAMA - ME ALEATËT DO TA DISKUTOJMË ROLIN DESTABILIZUES TË IRANIT (04.07.2015)
PAPA FRANÇESKU LUTET PËR TË KRISHTERËT (04.06.2015)
PRESIDENTI OBAMA - MARRËVESHJA BËRTHAMORE ME IRANIN, NJË MUNDËSI JETËSORE Presidenti amerikan beson se marrëveshja bërthamore me Iranin është një mundësi për paqe në Lindjen e Mesme (04.06.2015)
KENIA NË ZI - NDERON 148 VIKTIMAT (04.06.2015)
PAPA FRANÇESKU - KURANI ËSHTË LIBËR I PAQES DHE ISLAMI ËSHTË FE PAQËSORE (04.06.2015)
NJË MYSLIMAN PO NDËRTON KARRIGEN E PAPËS (04.05.2015)
MESAZHI I PASHKËVE - DASHURIA MUNDI URREJTJEN, JETA E MUNDI VDEKJEN, DRITA E DËBOI ERRËSIRËN! (04.05.2015)
ERDOGANI NUK E ANULON VIZITËN NË IRAN (04.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]