NJË POLIC I BARDHË NË SHBA AKUZOHET SE VRAU NJË QYTETAR ME NGJYRË
E Mërkurë, 04.08.2015, 07:55am (GMT+1)
Foto ilustruese
Një polic i bardhë në Shtetet e Bashkuara është akuzuar për vrasje, pasi ka qëlluar për vdekje një person me ngjyrë.
Një video e filmuar nga një kalimtar ka treguar policin Michael Thomas Slager duke qëlluar 50-vjeçarin Walter Lamer Scott disa herë në shpinë, teksa ai largohej pas një zënke.
Ngjarja në North Charleston vjen në kohën e tensioneve midis autoriteteve të rendit në SHBA dhe komuniteteve pakicë, pas disa vrasjeve të personave me ngjyrë nga zyrtarët policorë.
Vdekja e Michael Brown në Ferguson të Misurit dhe e Eric Garner në Nju Jork, vitin e kaluar, ka shkaktuar protesta kombëtare. rel
www.voal-online.ch
|