VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DËSHMITARI QË FILMOI VRASJEN NË SHBA KA FRIKË PËR SIGURINË E TIJ

E Enjte, 04.09.2015, 05:23pm (GMT1)


Pamje nga videoja e filmuar...


Personi që ka xhiruar vrasjen e një njeriu me ngjyrë nga një polic i bardhë në Shtetet e Bashkuara thotë se ka frikë për sigurinë e tij, pasi është identifikuar me emër e mbiemër si personi që ka xhiruar vrasjen.

Feidin Santana i ka thënë televizionit NBC të enjten se njerëzit e dijnë ku jeton dhe ku punon. Ai tha se po e shqyrton mundësinë e anonimitetit për një periudhë të caktuar.

Santana thotë gjithashtu se jeta e tij ka ndryshuar brenda pak sekondash, pasi ka filmuar me celularin e tij vrasjen teksa po shkonte në punë.

Në video shihet polici Michael Thomas Slager duke qëlluar 50-vjeçarin Walter Lamer Scott disa herë pas shpine, ndonëse shihej se po përpiqej të largohej nga zënka me policin. rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.