GJEORGJIANËT PËRKUJTOJNË SHTYPJEN SOVJETIKE TË VITIT 1989
E Enjte, 04.09.2015, 05:31pm (GMT+1)
Ceremonia e përkujtimit para parlamentit të Gjeorgjisë, 9 prill 2015
Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, zyrtarë dhë të afërm viktimash të shtypjes nga ana e ushtrisë sovjetike, kanë përkujtuar ata që vdiqën në protestën ë 9 prillit të vitit 1989.
Protesta ishte mbajtur për të kërkuar pavarësinë e Gjeorgjisë nga Bashkimi Sovjetik.
Forcat e ushtrisë sovjetike e kishin shtypur demonstratën, duke vrarë 21 persona dhe duke plagosur e helmuar me gaz qindra të tjerë.
Gjeorgjia e ka shpallur pavarësinë me të njëjtën datë, 9 prill, por në vitin 1991. rel
www.voal-online.ch
|