VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SIRI - KRYHEN SULME TË REJA AJRORE KUNDËR IS-it

E Premte, 04.10.2015, 07:50am (GMT1)



Forcat që udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara kanë kryer shtatë sulme ndaj caqeve të Shtetit Islamik në Siri, nga data 8 deri më 9 prill.

Ushtria amerikane gjithashtu ka thënë se për herë të parë edhe Kanadaja ka marrë pjesë në këto sulme.

Sipas një komunikate, koalicioni i ka goditur automjetet e Shtetit Islamik, një garnizon dhe pozicionet luftarake afër Al Hasakah, Ar Raqqah dhe Kobani.

Në Irak, janë kryer 12 sulme ajrore në të njëjtën periudhë kundër njësive taktike të Shtetit Islamik, një sistem tuneli, ndërtesa dhe caqe të tjera afër Bayji, Mosulit, Sinjarit dhe Tal Afarit. rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.