NEW YORK - DISA ORË DUHEN PËR TË NXJERRË NGA APARTAMENTI NJERIUN QË PESHON 317 KILOGRAMË
E Hënë, 04.13.2015, 08:56am (GMT+1)
Zjarrëfikësit e New Yorkut kanë përdorur litarë dhe një sistem të veçant të premtën derisa janë munduar që të nxjerrin një person me peshë prej mbi 317 kg nga apartmenti i tij.
Procesi ka zgjatur disa orë derisa zjarrëfikësit kanë bërë përpjekje ta nxjerrin këtë person nga kati i gjashtë i ndërtesës ku ai banon.
Zëdhënësi i zjarrëfikësve të qytetit më të madh amerikan i ka thënë Reuters se ata i janë përegjigjur thirrjes për ndihmë të një personi me mbipeshë i cili kishte vështirësi me frymarrjen.
Nuk janë dhënë detaje të tjera për këtë rast. rel
www.voal-online.ch
|