VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TURQIA TËRHOQI AMBASADORIN NGA VATIKANI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 07:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
TURQIA TËRHOQI AMBASADORIN NGA VATIKANI

E Hënë, 04.13.2015, 05:35pm (GMT+1)



Turqia tërhoqi ambasadorin e saj nga Vatikani, pas komenteve që bëri Papa Françesku, me rastin e100 vjetorit të vrasjes masive të armenëve, duke e quajtur atë "një gjenocid." Papa e bëri deklaratën gjatë Meshës së djeshme në bazilikën e Shën Pjetrit.

Ankaraja tha se Ambasadori Mehmet Paçaçi po kthehej në atdhe për këshillime me zyrtarë të qeverisë pas komenteve të Papës, i cili e përshkroi masakrimin e më shumë se 1.5 milion armenëve si "gjenocidin parë të shekullit të 20-të."

Kryeministri Ahmet Davutoglu tha se deklarata e Papa Françeskut i ka ndërlikuar marrëdhëniet mes Kishës Katolike dhe Turqisë.

"Ne presim që udhëheqësit fetarë të bëjnë thirrje për paqe, dhe të shmangin islamofobinë. Deklaratat e papës janë një keqinterpretim dhe keqlexim i historisë, duke njohur dhimbjen e një grupi dhe duke mospërfillur atë të të tjerëve. Kjo deklaratë i hap rrugën shtimit të racizmit në Evropë dhe akuzon myslimanët dhe turqit për një krim kolektiv. Momenti kur bëhet kjo deklaratë është i gabuar dhe i papërshtatshëm,'' tha kryeministri turk.

Dje Turqia thirri përfaqësuesin e Vatikanit në Ankara për të shprehur pakënaqësinë me komentet e Atit të Shenjtë.

Por Presidenti armen Serzh Sargsyan, i cili ishte i pranishëm gjatë predikimit të Papa Françeskut, tha se papa dërgoi një mesazh të fuqishëm për komunitetin ndërkombëtar.

"Përmbajtja e mesazhit ishte: se gjenocidi që nuk dënohet dhe nuk pranohet përbën një kërcënim për të ardhmen e njerëzimit. Vetëm udhëheqës të tilla me parime, që vënë vlerat mbi interesat, mund të na udhëheqin drejt një bote pa genocid dhe pa krime kundër njerëzimit . Udhëheqës të tillë vendosin vlerat mbi interesat," tha presidenti armen.

Turqia ka pranuar se armenë të krishterë gjetën vdekjen në përleshjet me turqit osmanë, por ka mohuar me zemërim se kjo masakër përbënte gjenocid. Turqia thotë se numri është zmadhuar dhe se ata që u vranë ishin viktima të luftës civile dhe trazirave.

Papa Françesku tha dje para besimtarëve se "fshehja ose mohimi i ligësisë është njëlloj sikur të lësh një plagë të hapur, pa fasho".

Në vitin 2000, Papa Gjon Pali i Dytë dhe patriarku armen lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke e quajtur masakrën "gjenocid", por dje ishte hera e parë që kjo fjalë u përdor gjatë një meshe në bazilikën e Shën Pjetrit. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NEW YORK - DISA ORË DUHEN PËR TË NXJERRË NGA APARTAMENTI NJERIUN QË PESHON 317 KILOGRAMË (04.13.2015)
TAKIM HISTORIK - OBAMA DHE CASTRO - SY MË SY (04.12.2015)
OBAMA DHE CASTRO SHTRËNGUAN DUART (04.11.2015)
PRESIDENTI OBAMA I VENDOSUR TË TAKOHET ME KUBANËT NË PANAMA (04.10.2015)
SIRI - KRYHEN SULME TË REJA AJRORE KUNDËR IS-it (04.10.2015)
GJEORGJIANËT PËRKUJTOJNË SHTYPJEN SOVJETIKE TË VITIT 1989 (04.09.2015)
DËSHMITARI QË FILMOI VRASJEN NË SHBA KA FRIKË PËR SIGURINË E TIJ (04.09.2015)
HAKERËT E IS-it SULMOJNË TRANSMETUESIN FRANCEZ (04.09.2015)
IRANI DËRGON ANIJE PRANË JEMENIT (04.09.2015)
NJË POLIC I BARDHË NË SHBA AKUZOHET SE VRAU NJË QYTETAR ME NGJYRË (04.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]