VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA DO TA HEQIN KUBËN NGA LISTA E TERRORIZMIT

E Mërkurë, 04.15.2015, 09:59am (GMT1)



Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Barack Obama do ta heqë Kubën nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin, një hap kyç në përpjekjet e tij për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Obama e mori vendimin përfundimtar pas një rishqyrtimi që Departamenti i Shtetit i bëri pranisë Kubës në këtë listë. Përcaktimi si shtet që mbështet terrorin ka qenë një njollë mbi krenarinë e Kubës dhe një pengesë e madhe në përpjekjet për riparimin e lidhjeve ndërmjet Uashingtonit dhe Havanës.

Në një mesazh për Kongresin, Presidenti Obama thoshte se qeveria e Kubës "nuk ka ofruar ndonjë mbështetje për terrorizmin ndërkombëtar" në gjashtë muajt e fundit. Ai u thoshte gjithashtu ligjvënësve se Kuba "ka dhënë garanci se nuk do të mbështesë aktet e terrorizmit ndërkombëtar në të ardhmen."

Njoftimi i së martës vjen pak ditë pas takimit që Presidenti Obama dhe presidenti kuban Raul Castro patën në kuadrin e një samiti rajonal në Panama. Bisedimet shënuan takimin e parë zyrtar mes udhëheqësve të dy vendeve të tyre prej një gjysmë shekulli. za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.