VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
IRANI NUK DO T'I LEJOJË NDËRHYRJET NË JEMEN E Shtunë, 05.02.2015, 05:25pm (GMT1) Zëvendësministri i jashtëm iranian, Hossein-Amir Abdollahian, thotë se Irani ka interesa të përbashkëta të sigurisë me Jemenin, dhe nuk do të lejojë që aktorët e tjerë në rajon t'i shkatërrojnë këta interesa. Agjencia e lajmeve Tasnim ka raportuar sot se ky zyrtar iranian ka thënë se vendet e tjera nuk do të lejohen ta rrezikojnë këtë siguri të përbaashkët me "aventura ushtarake", që ishte një referencë e qartë për fushatën njëmujore të sulmeve në Jemen nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite. Raportet ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite janë tensionuar lidhur me konfliktin në Jemen, ku sauditët po e udhëheqin aksionin e përbashkët ushtarak kundër kryengritësve shiitë huthi, që besohet se e kanë mbështetjen e Iranit. Njëherësh, komuniteti ndërkombëtar e ka përqendruar vëmendjen në përkeqësimin e krizës humanitare në Jemen, ku afro 1,250 njerëz janë vrarë gjatë luftimeve. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka
tërhequr vërejtjen se mungesat e karburanteve mund t'i ndalin të gjitha
ndihmat humanitare për në Jemen, brenda "disa ditësh". rel WWW.VOAL-ONLINE.CH
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |