VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MUZEU I LUFTËS SË FTOHTË NË BUNKERIN SEKRET TË TITOS

E Djelë, 05.03.2015, 08:40am (GMT1)


Bunkeri për mbrojtje nga sulmet atomike - ekzistenca e të cilit ishte mbajtur sekret në Jugosllavinë socialiste është shndërruan në muze të madh të Luftës së Ftohtë.

Labirinti me tunele, salla të errëta dhe dyer të rënda prej çeliku, strehimorja e luftës atomike ndërtuar prej liderit jugosllav, Josip Broz Tito, janë përdorur prej vitit 2011 si lokacion për hapje ekspozitash. Por tani artistët preferojnë diçka tjetër, krejtësisht të re.

"Ne dëshirojmë ta bëjmë muze të Luftës së Ftohtë, një muze hibrid që do të jetë edhe ushtarak, edhe artistik", ka deklaruar Edo Hoxhiq, që u ka prirë përpjekjeve publike për të hapur strehimoren. "Kur hyjmë brenda, udhëtojmë nëpër kohë".

Ndërtuar 280 metra nën tokë dhe me 604 metra katrorë, bunkeri është pothuajse i padukshëm nëse kaloni rreth lokacionit në periferi të qytetit Konjiq, në jug të Bosnjës, rreth 40 kilometra larg Sarajevës.

Tito, që i priu Jugosllavisë së dikurshme prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje, më 1980, shfrytëzoi luftën e ftohtë për të baraspeshuar shtetin ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, dhe ndërtoi aleanca gjithandej botës.kd
WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.