VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MERKEL NË DACHAU NË 70 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË KAMPIT FAMËKEQ TË PËRQËNDRIMIT

E Djelë, 05.03.2015, 09:51am (GMT1)


Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ish-të burgosur të kampit famëkeq të përqëndrimit të Dachaut, u takuan sot për të përkujtuar 70-vjetorin e çlirimit të tij.

Gjatë 12 muajve të përkujtimit të barbarizmave naziste kjo është e vetmja herë ku kancelarja gjermane do të marrë pjesë në një ceremoni që zhvillohet në një kamp përqëndrimit, shtuar këtu edhe faktin se mosha e shtyrë e ish-të burgosurve nuk mund të lejojë pjesëmarrjen në të gjitha këto ceremoni.

Angela Merkel pritet të flasë përpara një prej krematoriumeve që kishte kampi i lokalizuar 17 kilometra në veriperëndim të Mynihut, i krijuar nga nazistët në 1933-in.

Në ceremoni janë rreth 130 të mbijetuar, të cilët do të hyjnë në kamp nga dera ku shkruhej motoja naziste "Arbeit macht frei" ("Puna të bën të lirë")

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.