Policia thotë se një grup i
motoçiklistëve nacionalistë rusë hyri në Gjermani, në kuadër të
turneut që ka filluar prej Moskës dhe do të përfundojë në Berlin
më 9 maj.
Policia e Bavarisë në Gjermani tha se grupi ka hyrë dje pasdite nga
Austria, por nuk mundi të thotë saktësisht sa njerëz e
kaluan kufirin.
Anëtarët e klubit të motoçiklistëve, Ujqit e Natës, të afërt me
presidencën e Rusisë, po e përkujtojnë triumfin sovjetik kundër
Gjermanisë naziste, në Luftën e Dytë Botërore, para 70 vjetëve.
Disa zyrtarë të BE-së kanë shprehur kritikë për planet e
motoçiklistëve rusë, ndërsa Polonia nuk e ka lejuar hyrjen e tyre, duke
reflektuar rritjen e tensioneve për shkak të rolit të Rusisë në
konfliktin në Ukrianë.
Qeveria gjermane nuk u kishte dhënë viza disa njerëzve për të cilët besonte se janë udhëheqës të grupit të motoçiklistëve rusë.