VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MOTOÇIKLISTËT NACIONALISTË RUSË HYNË NË GJERMANI

E Hënë, 05.04.2015, 05:15pm (GMT1)

Policia thotë se një grup i motoçiklistëve nacionalistë rusë hyri në Gjermani, në kuadër të turneut që ka filluar prej Moskës dhe do të përfundojë në Berlin më 9 maj.

Policia e Bavarisë në Gjermani tha se grupi ka hyrë dje pasdite nga Austria, por nuk mundi të thotë saktësisht sa njerëz e kaluan kufirin.

Anëtarët e klubit të motoçiklistëve, Ujqit e Natës, të afërt me presidencën e Rusisë, po e përkujtojnë triumfin sovjetik kundër Gjermanisë naziste, në Luftën e Dytë Botërore, para 70 vjetëve.

Disa zyrtarë të BE-së kanë shprehur kritikë për planet e motoçiklistëve rusë, ndërsa Polonia nuk e ka lejuar hyrjen e tyre, duke reflektuar rritjen e tensioneve për shkak të rolit të Rusisë në konfliktin në Ukrianë.

Qeveria gjermane nuk u kishte dhënë viza disa njerëzve për të cilët besonte se janë udhëheqës të grupit të motoçiklistëve rusë.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.