VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZGJEROHEN HETIMET PËR TË SHTËNAT AFËR AKTIVITETIT PËR PROFETIN MUHAMET

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 08:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
ZGJEROHEN HETIMET PËR TË SHTËNAT AFËR AKTIVITETIT PËR PROFETIN MUHAMET

E Hënë, 05.04.2015, 06:46pm (GMT+1)


Policia duke i evakuuar pjesëmarrësit e garës në Garland pas të shtënave

Autoritetet federale në Shtetet e Bashkuara thonë se agjentët e agjencisë FBI e kanë bastisur një banesë në Feniks të shtetit Arizona, në kuadër të hetimeve për të shtënat vdekjeprurëse afër një gare për karikaturat e Profetit Muhamed.

Një zëdhënës i FBI-së tha sot se banesa ishte bastisur për indikacione lidhur me shkaqet e të shtënave të djeshme, nga të cilat dy persona të armatosur u vranë, ndërsa një oficer i sigurisë u plagos afër lagjes Garland në Dallas.

Mediat amerikane kanë raportuar se një i dyshuar ishte identifikuar si Elton Simpson, ndaj të cilit më parë ishin zhvilluar hetime për dyshime për terrorizëm.

Njëherësh, oficeri në Garland, Joe Harn, tha se personat e armatosur kishin hapur zjarr nga armët automatike dhe se një oficer policie i kishte qëlluar për vdekje të dy njerëzit e armatosur.

Nisma e Lirisë Amerikane për Mbrojtje e kishte organizuar garën për përshkrimin më të mirë të karikaturës së Profetit Muhamed dhe parashihej një çmim prej 10 mijë dollarësh, për fituesin. rel

Në muajin janar të këtij viti, islamistët e armatosur i kanë sulmuar zyrat e revistës satirike franceze, Charlie Hebdo, në Paris, duke i vrarë 12 vetë, në shenjë të hakmarrjes për botimin e karikaturave të Muhamedit.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DY USHTARË TË UKRAINËS DHE DY LUFTËTARË RUSË U VRANË NË LUFTIME (05.04.2015)
MOTOÇIKLISTËT NACIONALISTË RUSË HYNË NË GJERMANI (05.04.2015)
FRANCA E KATARI NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE USHTARAKE (05.04.2015)
ZARIF - T'I JAPIM FUND 'KRIZËS SË FABRIKUAR' BËRTHAMORE (05.04.2015)
TEL AVIV - POLICIA PËRLESHET ME DEMONSTRUESIT ETIOPIANË (05.04.2015)
TEKSAS - POLICIA VRET SULMUESIT E GARËS SË KARIKATURËS SË PROFETIT MUHAMET (05.04.2015)
VJENË - UJQIT E NATËS KANË VËNË KURORË LULESH NË PËRMENDOREN RUSE (05.03.2015)
ITALI - JANË SHPËTUAR MIJËRA EMIGRANTË NË DET (05.03.2015)
KTHEHET QETËSIA NË BALTIMORË (05.03.2015)
MERKEL NË DACHAU NË 70 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË KAMPIT FAMËKEQ TË PËRQËNDRIMIT (05.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]