VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZGJEROHEN HETIMET PËR TË SHTËNAT AFËR AKTIVITETIT PËR PROFETIN MUHAMET

E Hënë, 05.04.2015, 06:46pm (GMT1)


Policia duke i evakuuar pjesëmarrësit e garës në Garland pas të shtënave

Autoritetet federale në Shtetet e Bashkuara thonë se agjentët e agjencisë FBI e kanë bastisur një banesë në Feniks të shtetit Arizona, në kuadër të hetimeve për të shtënat vdekjeprurëse afër një gare për karikaturat e Profetit Muhamed.

Një zëdhënës i FBI-së tha sot se banesa ishte bastisur për indikacione lidhur me shkaqet e të shtënave të djeshme, nga të cilat dy persona të armatosur u vranë, ndërsa një oficer i sigurisë u plagos afër lagjes Garland në Dallas.

Mediat amerikane kanë raportuar se një i dyshuar ishte identifikuar si Elton Simpson, ndaj të cilit më parë ishin zhvilluar hetime për dyshime për terrorizëm.

Njëherësh, oficeri në Garland, Joe Harn, tha se personat e armatosur kishin hapur zjarr nga armët automatike dhe se një oficer policie i kishte qëlluar për vdekje të dy njerëzit e armatosur.

Nisma e Lirisë Amerikane për Mbrojtje e kishte organizuar garën për përshkrimin më të mirë të karikaturës së Profetit Muhamed dhe parashihej një çmim prej 10 mijë dollarësh, për fituesin. rel

Në muajin janar të këtij viti, islamistët e armatosur i kanë sulmuar zyrat e revistës satirike franceze, Charlie Hebdo, në Paris, duke i vrarë 12 vetë, në shenjë të hakmarrjes për botimin e karikaturave të Muhamedit.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.