VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DUNFORDI PROPOZOHET PËR SHEF TË SHTABIT TË USHTRISË AMERIKANE

E Martë, 05.05.2015, 06:28pm (GMT1)

Presidenti amerikan Barack Obama e ka propozuar Joseph Dunfordin për shef të ri të Shtabit të Bashkuar të ushtrisë amerikane.

Zoti Dunford, 59 vjeçar, në këtë post do ta zëvendësojë gjeneralin e armatës Martin Dempsey, i cili pritet të tërhiqet në muajin shtator.

Gjërësisht pritet që gjenerali Dunford, ish komandant i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan, me lehtësi do ta fitojë konfirminin në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Ky gjeneral ishte i njohur me nofkën "luftëtari Joe" në betejat në Irak, ku ishte i përfshirë në udhëheqjen e forcave gjatë invadimit amerikan në vitin 2003.

Obama gjithashtu e ka propozuar gjeneralin e Forcës Ajrore të SHBA-ve, Paul Selva, momentalisht komandant i komanës së transportit, si zëvendësshef të Shtabit të Bashkuar të ushtrisë amerikane.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.