VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
TALEBANËT MARRIN PËRSIPËR RRËZIMIN E HELIKOPTERIT ME AMBASADORË E Premte, 05.08.2015, 10:50am (GMT1) Talebanët e Tehrek-e-Taliban të Pakistanit (TTP) morën sot përgjegjësinë për rrëzimin e një helikopteri të ushtrisë pakistaneze, që shkaktoi vdekjen e gjashtë personave, mes të cilëve ambasadorët e Norvegjisë dhe Filipineve. Programi për Pakistanin i Radios Evropa e Lirë, duke e cituar zëdhënësin ushtarak pakistanez, Asim Bajwa, raportoi se është konfirmuar se në mesin e të vrarëve gjenden dy pilotë, ambasadorët e Filipineve dhe të Norvegjisë, dhe bashkëshortet e ambasadorëve të Malajzisë dhe Indonezisë. Ambasadorët e Polonisë dhe të Holandës ishin në mesin e disa të plagosurve. Helikopteri i tipit MI17, ishte pjesë e një grupi prej tre helikopterëve që i bartnin diplomatët perëndimorë për në rajon, ku kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, do ta mbante një fjalim. Dy helikopterët e tjerë kanë ateruar pa probleme. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |