VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MASAT E SIGURISË RRETH SHTËPISË SË BARDHË

E Shtunë, 05.09.2015, 07:47am (GMT1)



Zyrtarët amerikanë thonë se gardhit të Shtëpisë së Bardhë do t'i shtohen pengesa çeliku në përpjekje për të rritur sigurinë pas një seri shkeljesh të sigurisë.

Masa e re e sigurisë ka marrë miratimin e nevojshëm, duke hapur rrugën për Shërbimin Sekret për të kryer instalimin.

Ky veprim vjen pas një varg shkeljesh të rënda të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.

Në shtator, një veteran i ushtrisë kapërceu gardhin e Shtëpisë së Bardhë, dhe hyri në ndërtesë me një thikë në xhepat e tij.

Në prill, agjentët e Shërbimit Sekret arrestuan një person, i cili kaloi gardhin në anën jugore të rezidencës presidenciale. za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.