VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SEKRETARI KERRY NË FRANCË

E Shtunë, 05.09.2015, 08:00am (GMT1)


Zoti Kerry u takua me ministrat e jashtëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit në Francë për të diskutuar çështje rajonale. Ai do të parashtrojë kornizën për një takim të nivelit të lartë javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë.

Mes çështjeve në bisedimet e sotme do të jenë rritja e influencës së Iranit në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme.

Po sot, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u takua me ministrin e Jashtëm francez Laurent Fabius, para se të merrte pjesë në një ceremoni që shënoi 70 vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Ata vendosën një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Paris qytet i një skene festimesh masive për 8 majin e vitit 1945 që shënoi dorëzimin e Gjermanisë naziste.

Në Shtetet e Bashkuara, një grup i madh avionësh të Luftës së Dytë Botërore do të fluturojnë mbi Uashington për nder të veteranëve të Luftës që po marrin pjesë në një ceremoni përkujtimore. Presidenti Barack Obama, në fjalimin e tij të përjavshëm tha: "Ky ishte brezi që shpëtoi botën, i dha fund luftës dhe hodhi themelet e paqes." za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.