VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOREJA VERIORE TESTON RAKETË BALISTIKE NËNUJORE

E Shtunë, 05.09.2015, 12:52pm (GMT1)



Koreja e Veriut ka thënë se ka testuar me sukses raketën balistike nënujore.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Phenjan ka thënë se lideri Kim Jong-un ka dhënë urdhër për testimin e raketës, që është bërë nga një nëndetëse sulmuese.

Sipas burimit të njëjtë, raketa, e krijuar së voni, është një "armë strategjike e nivelit botëror".

Kombet e Bashkuara i kanë ndaluar Koresë së Veriut të përdorë teknologjinë balistike. rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.