VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISH SENATORI BOB DOLE FLET MBI FITOREN E 8 MAJIT

E Shtunë, 05.09.2015, 04:08pm (GMT1)



Amerikanët e shënuan ditën e fitores mbi nazizmin me një manifestim spektakolar avionësh mbi parkun qendror të Uashingtonit. Mes pjesëmarrësve ishte edhe ish-Senatori dhe ish-kandidat për president, Bob Dole, vetë veteran i Luftës së Dytë Botërore.

Për shqiptarët, Bob Dolë ka mbetur në kujtesë si i dërguari i Presidentit amerikan Bill Clinton në bisedimet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës në Kosovë në 1999. Ai pat folur hapur për nevojën e ndërhyrjes për të ndalur fushatën ushtarake serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.

Dje ish-Senatori kujtoi një etapë më të hershme të jetës së tij atë të veteranit të luftës, ku iu bashkuar mijëra amerikanëve për të kujtuar sakrificat që çuan në fitoren mbi nazizmin. Ai e viziton përmendoren e Luftës së Dytë Botërore çdo javë.

Dje vizitorët e shumtë i kërkonin senatorit të dilnin në fotografi apo të bisedonin me të. Ai u shkëput për disa minuta për të folur me gazetarin e Zërit të Amerikës:

"Nuk e di se sa mijëra veteranë kam takuar këtu. Të gjithë janë njerëz të shkëlqyer që e duan vendin dhe që kanë bërë sakrifica. Shumë prej tyre janë me karrike me rrota, por janë shumë të fortë".

"Sot është ditë shumë e veçantë. Është përvjetori i fitores në Evropë. Unë u plagosa tre javë para se të përfundonte lufta. Do të kisha bërë mirë të isha fshehur diku. Gjermanët më gjetën para se t'i gjeja unë. E kam për nder thjesht që marr pjesë".

"Kjo është ditë e madhe për shumë njerëz. Shumë të rinj kanë rastin të mësojnë se si funksionon bota".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.