VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RUSIA DHE KINA I FILLUAN USHTRIMET USHATARAKE DETARE

E Hënë, 05.11.2015, 06:21pm (GMT1)



Marina e Rusisë dhe ajo e Kinës e kanë filluar sot një ushtrim ushtarak, që do të zgjasë 10 ditë.

Ceremonia e hapjes së ushtrimeve është mbajtur në portin Novorosijsk në Detin e Zi, ndërsa në të marrin pjesë nga 10 luftanije ruse dhe kineze.

Sot më herët gjatë ditës, Pekini ka njoftuar se i ka ftuar trupat ruse, që të marrin pjesë në paradën ushtarake në muajin shtator, me ç'rast përkujtohet përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Ky njoftim u bë pasi presidenti i Kinës, Xi Jinping, mori pjesë në paradën në Moskë më 9 maj, ku u shënua 70 vjetori i fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ministria e mbrojtjes e Kinës ka vlerësuar se vizita e presidentit, Xi Jinping, në Rusi dhe paraqitja e tij në përkujtimet në Moskë, "i ka lëvizur raportet e përgjithshme të parneritetit strategjik Kinë Rusi në një nivel të ri". rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.