VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Presidenti Obama: Më 31 gusht 2010 misioni ynë luftarak në Irak përfundon

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 12:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Presidenti Obama: Më 31 gusht 2010 misioni ynë luftarak në Irak përfundon
E Shtunë, 02.28.2009, 12:59pm (GMT+1)

Zëri i Amerikës: Gati gjashtë vjet pas fillimit të luftës në Irak, Presidenti Obama ka caktuar një datë për t'i dhënë fund kësaj lufte.
"Më lejoni të them sa më thjesht që mundem: me 31 gusht, të vitit 2010, misioni ynë luftarak në Irak do të përfundojë."

Presidenti i bëri këto komente në kampin Lejeune të bazës ushtarake amerikane në Karolinen e Veriut. Mijëra marinsa nga kjo bazë janë dërguar në Irak, ndërsa qindra marinsa të tjerë po bëhen gati për të shkuar në Afganistan.

Plani i tërheqjes së trupave gjatë një periudhe 18 mujore është më i ngadalshëm se plani 16 mujor që zoti Obama u kishte premtuar votuesve vitin e kaluar. Megjithatë, ky plan përsëri përshpejton largimin e Shteteve të Bashkuara nga Iraku.

Plani për largimin nga Iraku ishte rekomanduar nga Sekretari i mbrojtjes, Robert Gejts, dhe këshilltarë të tjerë të lartë të sigurisë.

Zoti Obama planifikon të tërheqë gati 2/3 e 142,000 trupave amerikane në Irak. Ai tha se trupat e tjera që do të mbesin në Irak do të stërvisin forcat irakiane të sigurisë, do të mbrojnë civilët dhe do të luftojnë terroristët.
"Pasi t'i tërheqim brigadat tona luftarake, misioni ynë do të ndryshojë, nga ai luftarak, në mbështetës për qeverinë irakiane dhe forcat e sigurisë deri sa ato të marrin nën udhëheqje të plotë sigurinë e vendit të tyre."

Sipas marrëveshjes mes të dy vendeve, trupat e fundit amerikane do të largohen nga fundi i vitit 2011.

Z. Obama tha se një pjesë tjetër e strategjisë së tij është që Shtetet e Bashkuara të punojnë me të gjitha vendet e Lindjes së Mesme, duke përfshirë edhe Iranin dhe Sirinë.
"Çdo vend dhe grup duhet të kuptojë, në se ju i dëshironi të mirën apo të keqen Amerikës, se fundi i luftës në Irak do të mundësojë një epokë të re të udhëheqjes amerikane dhe përfshirjes së saj në Lindjen e Mesme."

Senatori republikan Xhon Mekejn, i cili kritikoi ashpër planin e zotit Obama për tërheqjën e trupave gjatë fushatës zgjedhore të vitit të fundit, tani thotë se është optimist me reserva se plani do të funksionojë.

"Rreziku më i madh do të jetë i pranishëm në prag të zgjedhjeve të dhjetorit dhe rrethanat mund të keqësohen para ose pas mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Duke mbajtur gjithmonë parasysh parasysh këta faktorë, unë besoj se vendimi i Presidentit për tërheqjen e trupave është i arsyeshëm."

Në fjalimin e tij në Kampin Lejeune, Presidenti Obama po ashtu konfirmoi se zoti Kristofer Hill do të jetë ambasadori i ri amerikan në Irak. Gjatë administratës së presidentit Bush zoti Hill ishte negociatori kryesor me Korenë e Veriut.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ministri i kulturës Neumann i dorëzon muzeut të Holokaustit në Uashington një listë me emrat e ebrejeve gjermanë nga 1933 deri 1945 (02.27.2009)
Në Pekin kallin veten flakë tre burra (02.25.2009)
Stipe Mesiq: S'duhet lejuar shkëputjen e Republikës Serbe të Bosnjës (02.24.2009)
Takimi në Berlin: Hapa konkretë për forcimin e kontrolleve të tregjeve financiare ndërkombëtare (02.23.2009)
Financial Times: Konfrontohen Medvedevi dhe Putini? (02.22.2009)
Sekretarja Klinton bën të qartë se SHBA duan marrëdhënie të mira me Kinën (02.22.2009)
Netanjahu kërkon në qeverinë e tij Cipi Livnin dhe Ehud Barakun (02.21.2009)
Këshilli i Sigurimit drejt realizimit të reformave të shumëpritura (02.20.2009)
Hillari Klinton zotohet për një partneritet të ri me Indonezinë (02.19.2009)
Cipi Livni: Izraeli duhet të dorëzojë pjesë të territorit (02.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]