VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kriza ekonomike prek bizneset e njeriut më të pasur të botës


E Djelë, 03.01.2009, 11:51am (GMT1)

Zëri i Amerikës - As njeriu më i pasur i botës nuk është i paprekshëm nga kriza globale ekonomike. Sot, kompania Berkshire Hathaway e investitorit legjendar amerikan Uorren Bafet, njoftoi se fitimet e saj ranë 96 për qind gjatë tremujorit të fundit të vitit 2008. 

Kompania njoftoi gjithashtu se vlera e saj neto ra 9,6 përqind vitin e kaluar, e dyta herë që pëson rënie vjetore në historinë e saj 44 vjeçare.       

Por zoti Bafet vazhdon të jetë optimist se ekonomia do të rimëkëmbet. Në një letër për investitorët ai shkruante se "Amerika i ka përpara ditët e mira". Zoti Bafet është një nga investitorët më të suksesshëm dhe më të njohur në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte gjithashtu edhe një nga këshilltarët ekonomikë të zotit Obama gjatë fushatës presidenciale.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.