VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bashkimi Evropian hedh poshtë planin për ndihmë ndaj Evropës Lindore
E Hënë, 03.02.2009, 08:44am (GMT1)

Bashkimi Evropian hedh poshtë planin për ndihmë ndaj Evropës Lindore

 

Zëri i Amerikës - Krerët e Bashkimit Europian e kanë kundërshtuar planin financiar të shpëtimit me vlerë prej disa miliarda dollarësh për vendet e Evropës Lindore, të cilat po ballafaqohen me krizën globale ekonomike.

Kryeministri hungarez, Ferenc Gyurscasny, nxiti fuqishëm miratimin e planit të shpëtimit me vlerë prej 240 miliardë dollarësh, duke paralajmëruar se një Perde e re e Hekurt mund ta ndajë Evropën mes të pasurve dhe të varfërve.

Por kancelarja gjermane Angela Merkel tha pas takimit në Bruksel dje, se një plan i vetëm i shpëtimit nuk është një gjë e mençur. Ajo tha se çdo vend gjendet në një situatë të ndryshme dhe se duhet të shikohet rast pas rastit.

Kryeministri çek Mirek Topolanek, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës të BE-së, tha se Bashkimi nuk do të lerë askënd prapa.

Z. Topolanek po ashtu kundërshtoi thirrjet për ta bërë më të lehtë për vendet e Europës Lindore që të adaptojnë monedhën e përbashkët të BE-s, Euron. Voal-online.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.