VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Konferencë e Vatikanit për Darvinin
E Martë, 03.03.2009, 10:20am (GMT1)

BBC - Shkencëtarë, filozofë e teologë nga e gjithë bota janë mbledhur në Romë me ftesë të Vatikanit për një konferencë në lidhje me përputhshmërinë e mësimeve të Kishës Katolike me Teorinë e Evolucionit.

Konferenca shënon 150 vjetorin e publikimit "Origjina e Specieve" të Çarls Darvinit, ku ai shtron teorinë e seleksionimit natyral. Kishat kristiane e kanë kundërshtuar tradicionalisht Darvinin, sepse teoria e tij i bie ndesh asaj të Biblës për krijimin e botës.

Konferenca për Darvinin është një ndër dy takimet akademike të sponsorizuara nga Vatikani për ri-ekzaminimin e punës së mendimtarëve, idetë revolucionare të të cilëve kanë sfiduar besimin fetar.

Takimi tjetër zhvillohet për teoritë e astronomit italian, Galileo Galilei./Voal-online.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.