VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Qeveria urdhëron largimin nga Sudani të organizatave të ndihmave pas urdhërarrestit
E Enjte, 03.05.2009, 10:26am (GMT1)

Zëri i Amerikës - Qeveria e Sudanit ka urdhëruar largimin nga vendi të dhjetë agjencive të huaja ndihmash pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arrestin për presidentin e Sudanit, Omar al Bashir.

Një zëdhënëse e OKB-së tha se zyrtarë sudanezë ia morën licensat nga 6 deri në dhjetë grupeve të ndihmave, i urdhëruan ata të përgatisin një listë të objekteve për konfiskim si dhe atyre ju dha urdhri të largohen menjëherë nga veriu i Sudanit.

Nënpresidenti sudanez, Ali Osman Taha, thotë se grupet po urdhërohen të largohen nga vendi pasi ata kanë shkelur ligjet e Sudanit, por nuk dha detaje mbi këtë vendim.

Zyrtarët sudanezë thonë se në grupin e organizatave që u urdhëruan të largohen janë edhe Oksfam, Mjekët pa Kufij, CARE, dhe organizata Save the Children.

Zyrtarët sudanezë deklaruan se nuk do të njohin ose bashkëpunojnë me Gjykatën me seli në Hagë. 

Ndërkohë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, thotë se nëse presidenti i Sudanit beson se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë, atëherë ai mund ta trajtojë këtë çështje në Gjykatë.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.