VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Hillari Klinton: Presidenti Obama do të vizitojë Turqinë E Djelë, 03.08.2009, 10:06am (GMT1) Zëri i Amerikës - Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Presidenti Barak Obama do të shkojë në Turqi brenda muajit të ardhshëm, ndërsa SHBA përpiqen t'i përmirësojnë marrëdhëniet e dëmtuara me Ankaranë lidhur me luftën në Irak. Këtë njoftim zonja Klinton e bëri dje, pas takimeve në Ankara me udhëheqësit turq, me kryeministrin Rexhep Taip Erdohan dhe me Ministrin e Jashtëm Ali Babaxhan. Ajo tha se vizita e zotit Obama pasqyron vlerësimin që SHBA i bëjnë miqësisë me Turqinë. Lidhjet mes SHBA dhe Turqisë u tensionuan gjatë administratës së Presidentit Bush. Vendi me shumicë myslimane refuzoi t'i lejojë SHBA ta përdorin Turqinë si vend për hedhjen e raketave ndaj Irakut kur filloi ndërhyrja nën udhëheqjen e SHBA-së në Irak në vitin 2003. Zonja Klinton dje e vlerësoi Turqinë për përpjekjet e paqes në Liindjen e Mesme dhe për rolin e forcave turke në Afganistan. Pas takimit me Kryeministrin e Turqisë, Reçep Taip Erdogan, dhe Ministrin e Jashtëm turk, Ali Babaçan, Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton theksoi rëndësinë që ka Turqia për Shtetet e Bashkuara. Analistët e shohin vizitën e planifikuar të zotit Obama si një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, të cilat u tensionuan gjatë administratës së ish Presidentit Bush. Turqia, vend ky me shumicën e popullsisë myslimane, nuk i lejoi Shtetet e Bashkuara të përdorin Turqinë si një vend nga ku të sulmonte Irakun, në kohën kur filloi ndërhyrja ushtarake nën udhëheqjen amerikane në vitin 2003. Ndërhyrja amerikane në Irak ishte e papëlqyeshme për publikun turk. Sipas sondazheve, ndjenjat kundër Amerikës në Turqi janë ndër më të lartat në botë. Por, vizita e zonjës Klinton po shihet si fillimi i një kapitulli të ri në marrëdhënjet turko-amerikane. Turqia për më shumë se një vit ka qenë ndërmjetëse mes Tel Avivit dhe Damaskut. Por, këto përpjekje dështuan pas sulmit të Izraelit në Gaza. Këtë javë, administrata e zotit Obama dërgoi diplomatin e lartë të Departamentit të Shtetit për Lindjen e Mesme, Jeffrey Feltman, dhe Daniel Shapiro nga Shtëpia e Bardhë në Siri. Ky veprim shihet si një ndër shenjat më të rëndësishme deri më tani për gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të përmirësuar marrëdhënjet me qeverinë Siriane, pas shumë viteve me tensione. Zonja Klinton tha se edhe pse çështjet mes Sirisë dhe Shteteve të Bashkuara po shqyrtohen, të dy vendet ende nuk kanë vendosur hapa konkrete që do të merren. Në fillim të javës, zonja Klinton ishte në Izrael dhe në Bregun Perendimor, ku ajo diskutoi për rolin e Turqisë në procesin e paqes për Lindjen e Mesme. Ajo po ashtu dëshiron që Turqia të ndihmojë në procesin për t'i bindur fqinjët e saj që t'i lejojnë territoret e tyre të përdorën si rrugë furnizimi për Afganistanin, ku Shtetet e Bashkuara dhe forcat e tjera të NATO-s po luftojnë kryengritësit e Talibanit. Voal-online |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |