VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Irani bën provën e raketës antianije me rreze të gjatë veprimi
E Djelë, 03.08.2009, 04:58pm (GMT1)

Voal-online Një tjetër provë force nga iranianët. Teherani ka bërë të ditur se ka lëshuar me sukses një raketë të re antianije me rreze të gjatë veprimi, në maksimalisht 110 kilometra largësi, me një mbushje prej 500 kilogramë lëndë shpërthyes. Lajmin e publikoi agjencia iraniane FARS pa veçanësuar kur dhe sa ka zgjatur prova në fjalë. Nëse lajmi konfirmohet, atëherë do të kishim të bënim me një tjetër zhvillim të aftësive luftarake iraniane: në forcat e  armatosura perëndimore raketat antianije më të përparuara janë ato si amerikania Harpoon apo francezja Excocet, të cilat kanë një largësi hedhjeje respektivisht prej 93-315 km e 70-180 km.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.