VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Tibetianët kthehen në sheshet e protestave, molotov kundër policisë
E Hënë, 03.09.2009, 08:28am (GMT1)

Voal-online Iu janë rikthyer përsëri protestave në prag të 50 vjetorit të kryengritjes së dështuar kundër Pekinit. Në provincën perëndimore Qinghai me dhjetëra veta kanë protestuar në prefekturën Golog kundër ndalimit të një burri në postbllokun e forcave kineze të rendit. Gjatë manifestimit janë hedhur disa shishe molotov kundër një veture të policisë dhe një automjeti të zjarrfikësve, pa u shkaktuar viktima. Shpërthimet kanë ndodhur në orën 2:00, me orën lokale, ora 20:00 me orën tonë, të ditës së djeshme. Ka pasur ndonjë përplasje mes demonstruesve dhe policisë. Më 10 mars tibetianët përkujtojnë 50 vjetorin e kryengritjes së tyre të dështuar, që çoi në largimin e Dalai Lamës për në Indi. Prandaj Pekini ka marrë masa shtesë sigurie në Lhasa dhe në qytete të tjera tibetiane të rëndësishme, si dhe i ka forcuar kufijtë në pikat kryesore.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.