VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kriza globale ka shkaktuar humbje që kapin 50 trilionë dollarë
E Martë, 03.10.2009, 08:15am (GMT1)

Banka Aziatike për Zhvillimin tha se kriza ekonomike globale ka shkaktuar humbje që kapin 50 trilion dollarë në të gjithë botën.

Presidenti i bankës, Haruhiko Kuroda tha dje se kriza e tanishme është më seriozja që ka parë bota që nga Depresioni i Madh. Z. Kuroda beson se Azia do të jetë një ndër rajonet e para që do të dalin nga kriza dhe do të jetë më e fortë se më parë.
Një tjetër notë alarmi u dha nga investuesi miliarder Uoren Bafit, i cili tha se ekonomia amerikane ka rënë në humnerë. Z. Bafit i bëri thirrje Kongresit amerikan të bashkohet rreth Presidentit Barak Obama, duke e krahasuar krizën e tanishme me një konflikt ushtarak që ka nevojë për një komandant suprem.
Por kreu i Bankës Qendrore Europiane, Zhan Klod Trishe dha një vlerësim më optimist. Ai tha se shikon shenja që ekonomia globale po i afrohet pikës ku mund të fillojë ngritja.

Trishe tha se investitorët skeptikë nuk po u kushtojnë rëndësinë e duhur ndryshimeve që mund t'i japin shtytje aktivitetit ekonomik, si për shembull rënia e çmimeve të mallrave të konsumit, paketa qeveritare e stimulimit dhe shkurtimet e shumta të interesit.

Nga ana e saj, Banka Botërore thotë se ekonomia botërore mund të tkurret në vitin 2009, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një studim të publikuar të dielën, Banka tha po ashtu se pritet që tregtia botërore të pësojë rënien më të madhe në 80 vjetët e fundit. ZA/Voal-online.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.